Sot, gjatë një bisede të qetë në dhomën e ndëshkimit, Klajdi dhe G-Bani ndanë mendimet e tyre për disa nga banorët e tjerë të shtëpisë.
Pas dënimit nga Vëllai i Madh për shkelje të rregullave, dy këngëtarët po diskutonin për karakteret dhe sjelljet e banorëve.
Në një moment Klajdi ka treguar se ka ftuar disa herë Danjën për të pirë kafe, por modelja e ka refuzuar. Ai shtoi se pavarsisht kësaj, nuk i ka mbajtur inat.
Pjesë nga biseda:
G-Bani: O vëlla kur dikush të prezantohet parimor, të lutem mos e ndrysho. Ok e kuptoj me një njeri, e kuptoj që zgjedh një njeri të cilin unë e konsideroj…
Klajdi: E ke zgjedhur ti pra.
G-Bani: Jo, jo. Kur ti më refuzon miqësinë, ose aleancën, ose afrimitetin
Klajdi: E kam ftuar për shembull, po marr një krahasim pa lidhje, tre herë e kam ftuar Danjën për kafe, asnjëherë nuk më ka pranuar. Nuk i mbajta inat, për atë Zot. E di ku i mbajta inat Danjës? U bëra xheloz?
Natën që kalova nominimin, as më tha urime për fasadë, qau për Bernardin. Aty jam ndjerë shumë xheloz. Të paktën për fasadë se unë as nuk isha zënë më të. Për shembull me Bonën bëmë sherr në drekë dhe nuk folëm në darkë, ok, normale, se kisha inatin, mbajta qëndrimin. Kurse me Danjën nuk isha zënë dhe ia thashë në sy.
Mëngjesin e sotëm, një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një person ka vrarë për vdekje vajzën…
Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama, ka debatuar me Ylli Rakipin në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN Tv, për premtimin…
Kryeministri Rama, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u pyet për partitë e vogla dhe bashkëpunimin pas…
Pasditen e djeshme, një aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Peshkopisë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe…
Sot, më 06 maj 2025, dollari amerikan, blihet me 85.9 lekë dhe shitet me 87.2 lekë. Euro, blihet me 97.6…
Ditën e sotme në vendin tonë, Shqipëria vijon të jetë nën mbizotërimin e temperaturave relativisht të larta. Depërtimi i masave ajrore…