Meriton Mjekiqi, finalisti i Boig Brother Vip 3, ka folur për marrëdhënien me Ilnisa Agollin, duke thënë se para se të hynte në shtëpinë Vip kishte vënë bast me shokët që nuk do të krijonte lidhje, por gazetarja e kë bërë për vete me karakterin dhe batutat e saj.
Ai u shpreh se ka fituar dashurinë më të madhe ndonjëherë.
“Meritoni ditën kur ka dasht me hyrë brenda shtëpisë, ka thënë s’ka shanse me u lidh. E kam pasur një pakt me shokët që s’ka shanse, sidomos në një shtëpi me kamera. Në fakt, doli ndryshe, fitova dashurinë më të madhe ndonjëherë.
Ilnisa më bëri për vete me batutat e saja, karakteri, për gruan që është. Mendja në fakt, vetëm mendja”, tha moderator në emisionin ‘Cherry on top’.
Gjithashtu ai foli dhe për mënyrën sesi e ka pritur familja e tij lidhjen, pas thashethemeve në media.
“Gjithçka është ok, mirë dhe korrekt. Unë kam qëndruar larg portaleve, për të shijuar çdo moment dhe duke përfunduar projektet që i kam”.
Lidhur me kritikat për marrëdhënien e tij me Ilnisën për shkak të moshës, ai është shprehur se nuk kanë një diferencë aq të madhe sa e bëjnë.
“Kjo puna e moshës mendoj se na kthen në kohën… është pa lidhje. Nuk është diçka që bëhet me moshë të caktuar. Nuk kemi një diferencë aq të madhe sa bëhet. Marrëdhënia vazhdon të jetë e bukur. Jashtë kamerave jemi njëjtë. Tjera detaje kemi filluar t’i ruajmë private”, tha Meriton Mjekiqi.
Këngëtarja Lore, ka qenë e ftuar në emisionin radiofonik “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku ka ndarë disa…
Këtë të premte, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë, ku 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, ka vrarë…
Ditën e sotme, gjatë një operacioni të zhvilluar në kryeqytet, policia e Tiranës, ka ndaluar vajzën e këngëtares së njohur…
Këtë të premte, një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lin-Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe…
Pak më parë, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e Kombionatit. Sipas informacioneve, raportohet se si pasojë…
Këtë të premte, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë…