showbiz

“Kisha u mrekullua me twerkun tim, shqiptarët popull mizerabël “, çfarë po ndodh me Arjola Demirin?

Gjendja e Arjola Demirit ditët e fundit nuk duket aspak e mirë. Të paktën për atë që po përcjell në rrjetet sociale.

Jemi mësuar ta shohim si aktore në spektakël humori, ama qasja e saj me shqiptarët ditët e fundit nuk është aspak për të qeshur.

Të lidhura

None found

Gjithçka nisi nga një video që Arjola publikoi vetë në profilin e saj në Instagram, por kur shqiptarët nuk e mbështetën twerkun dhe lëvizjet erotike në kishë, aktorja e pa të udhës t’i quaj injorantë, hipokritë e së fundmi edhe popull mizerabël.

Justifikimi që Arjola Demiri po përdor prej ditësh është se në atë kishë bëhen dhe martesat gay, sipas saj të barabarta me twerkun në kishë.

Lufta e saj me ndjekësit po kthehet personale dhe Arjola po publikon edhe identitetin e tyre.

“Sado që e mora mundimin t’ju a shpejgoj pse jeni injorantë dhe jeni hiporkti, prap e tregoni veten. Karakteri im është kush jam unë, sjellja ime varet vetëm nga sjellja juaj. The Riverside Church Theatre është nëj kishë ku lejohen martesat gay, ku bëhet teatro, ku bëhet muzikë, dance kontemporan edhe twrk. Por s’kam kujt t’ja shpjegoj. I pranoni ju martesat gej? Ju hipokritët? Kjo kisha e pranonte, e pranonte dhe kërcimin tim, ishin të mrekulluar që kishin një artiste nga Shqipëria”.

Më tej ajo shton se të jesh artist në Shqipëri është mallkim.

“Të jesh aktore në shqipëri është gjëja më e pamoralshme. Ndërsa aktoret Hollywood vlejnë. Se kanë një popull që i kanë mbështetur. Nuk kanë një popull mizerabël që i kanë ulur vazhdimisht. Këto jeni ju”, përfundon Arjola Demiri e cila po luftan me shqiptarët pse nuk e konsiderojnë në klasifikimin e artistëve./albeu.com/

të fundit

Konflikti Rama-Veliaj/ BIRN: Përdorim i pushtetit ekzekutiv për presione politike! Kërkohet hetim i pavarur nga SPAK

Me transferimin e beftë të Erion Veliajt në burgun e Fierit, një konflikt mes tij dhe kryeministrit Edi Rama doli…

4 minutes ago

Zgjedhjet në SHBA/ Demokrati Adam Hamilton i jep fund dominimit 94-vjeçar republikan në Kansas, siguron mandatin në Senat

Një rezultat historik është regjistruar në shtetin e Kansasit, ku demokrati Adam Hamilton ka mposhtur senatorin republikan Roger Marshall, duke…

14 minutes ago

Sonte mposhtëm Goliathin”, demokrati James Talarico thyen dominimin republikan në Teksas pas 38 vitesh

Demokrati James Talarico ka shënuar një fitore historike në Teksas, duke mposhtur kandidatin republikan Ken Paxton dhe duke i dhënë…

15 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të mërkurë, një dollar amerikan, blihet me 80.7 lekë dhe shitet me 81.7 lekë. Euro, blihet me 90.6 lekë…

16 minutes ago

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027

Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të…

19 minutes ago

Costa: Reformat mund t’i çojnë më shpejt Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën drejt BE-së

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka deklaruar se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina mund të shënojnë…

19 minutes ago