Mozzik është bërë protagonist i një diskutimi të madh publik gjatë orëve të fundit, pasi është raportuar se ai është ndaluar në doganë për shkak të dy orëve luksoze që mbante me vete: një Richard Mille dhe një Rolex.
Fillimisht, mediat raportuan se vetëm ora Richard Mille kishte një vlerë marramendëse prej dy milionë dollarësh, duke ngritur shumë pikëpyetje për origjinën dhe mënyrën e deklarimit të këtyre aksesorëve të shtrenjtë.
None found
Siç ndodh shpesh në raste të ngjashme, lajmi nuk u kufizua vetëm në komunikimet zyrtare. Në rrjete sociale shpërtheu një debat i gjerë, ku qytetarë dhe ndjekës të artistit diskutonin rreth pasurisë së reperit, transparencës së tij financiare, por edhe imazhit të tij publik.
Megjithatë, situatën e sqaroi Dogana e Kosovës, e cila përmes një komunikate zyrtare bëri të ditur se bëhej fjalë për një Richard Mille dhe një Rolex, me një vlerë të kombinuar prej 1.340.027,50 euro.
Në njoftim theksohet se shmangia nga detyrimet doganore për shuma mbi 5.000 euro përbën shkelje ligjore. Për këtë arsye, rasti është raportuar menjëherë te Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Si pasojë, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i mallrave dhe intervistimi i personit të dyshuar.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për vlerën e lartë të orëve luksoze, por edhe për faktin se ky rast ngre sërish në qendër të vëmendjes çështjen e deklarimit të pasurisë dhe transparencës së figurave publike.
Mijëra studentë e qytetarë janë bërë bashkë në protestë te Ministria e Arsimit. Thirrjet “Rama në burg”, “Belinda në burg”,…
Projektligji për transformimin e angazhimeve kontraktuale në punësim të rregullt parashikon mundësinë që personat e angazhuar me kontrata pune me…
Një burrë 74-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në polici se i është vjedhur një pistoletë e markës “Glock” nga automjeti…
Ish-futbollisti legjendar brazilian, Leite Kaka, ka rishikuar ngjarjet aktuale në futboll pas ceremonisë së fundit të ndarjes së çmimeve, duke…
Chelsea dhe Manchester United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Ligën Premier.Blutë…
Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për çështjet e Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se fitorja…