Kim Kardashian dhe fotoshopi kanë një “marrëdhënie” të gjatë bashkë e duket se ylli i famshëm nuk ze mend për t’i dhënë fund njëherë e mirë pasi ajo është bërë shpesh herë objekt “tallje” në rrjet për këtë fakt.
Ditën e djeshme Kim postoi disa foto nga plazhi me bikini, por fansat vunë re shpejt se pjesa e gjurit të saj nuk ishte normale.
Komentet nën postim ishin shumica kritike. “Kush e ka bërë këmbën e saj kështu”, “zemër, a e ke mirë këmbën?”, ishin vetëm disa nga komentet e saj dhe Kim ose dikush nga ekipi i saj e vuri re këtë gabim. Ajo më pas e fshiu postimin dhe ripostoi më vonë sërish foto nga plazhi me të njëjtin mbishkrim, por duke hequr foton ku fotoshopi dallonte aq shumë.
Kim nuk është personi i pare apo i vetmi nga familja e saj që bën fotoshop dhe Kardashianët kanë një histori të gjatë dhe shpesh gazmore me dështimin e fotoshopit.
Gjithsesi, pavarësisht se ka fshirë dhe ripostuar fotot në plazh, Kim është ndoshta shumë e zënë duke jetuar jetën e saj dhe nuk e vret mendjen se çfarë thonë komentuesit. Përveç lançimit të koleksionit të ri të Skims, ikona e modës është shumë e zënë duke u bërë avokate, por është edhe në një marrëdhënie me Pete Davidson. Çifti i ri thuhet se janë me pushime në Bahamas.
Sot, më 22 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 81.8 lekë dhe shitet me 83.1 lekë. Euro, blihet me 96.4…
Ditën e sotme në vendin tonë, orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin intervale të gjatë me…
Dashi Si ju ashtu edhe partneri do jeni shume pasionante gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme se bashku…
Presidenti francez pritet të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Franca të hënën. Macron tha se lirimi i pengjeve të…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë pamje nga vigjilja në kujtim të Charlie Kirk, në Tiranë, themeluesit të…
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është denoncuar në Prokurorinë e Posaçme në ditët e para të shtatorit për korrupsion…