showbiz

Kida kurorëzon dashurinë, dasma në shtator

Kida duket se po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj personale, pasi lidhja me partnerin e saj Ajbi po shkon drejt një hapi të ri të rëndësishëm. Pak muaj më parë, artistja zyrtarizoi publikisht romancën me partnerin e saj, pasi ai i propozoi për martesë në një moment romantik gjatë festimit të ditëlindjes së saj, në dhjetor të vitit 2024. Lajmi asokohe tërhoqi vëmendje të madhe në rrjet dhe u mirëprit nga fansat e këngëtares.

Sipas burimeve të sigurta për “Prive” në Klan Kosova, Kida dhe Ajbi tashmë kanë vendosur ta çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Çifti ka marrë vendimin për ta kurorëzuar dashurinë me martesë, duke nisur përgatitjet për ceremoninë e madhe.

Të lidhura

None found

Burimet bëjnë me dije se dasma pritet të organizohet në muajin shtator, menjëherë pas përfundimit të sezonit veror, periudhë kur këngëtarja zakonisht është shumë e angazhuar me koncerte dhe projekte muzikore.

Ky hap i rëndësishëm në jetën personale vjen paralelisht me një periudhë shumë të suksesshme për Kidën edhe në aspektin profesional. Artistja vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer të skenës muzikore shqiptare, me projekte që marrin vëmendje të madhe dhe koncerte të shumta brenda dhe jashtë vendit.

Tags: kidamartese

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

2 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

2 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

2 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

2 hours ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

2 hours ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

2 hours ago