showbiz

Kiara Tito zhgënjehet nga Olta Gixhari, as nuk ia hodhi sytë kur u shtri nga dhimbjet në mes të shtëpisë

Kiara Tito pati dhimbje të mëdha muskulare gjatë lojës së djeshme, duke u shtrirë në mes të shtëpisë dhe duke pritur ta ndihmojnë.

Mirëpo, ajo që i bëri përshtypje publikut dhe vetë Kiarës gjithashtu, ishte fakti që një pjesë e mirë e banorëve as nuk u shqetësuan dhe as nuk u afruan të pyesin të paktën nga kurioziteti, çfarë i ndodhi Kiarës.

Të lidhura

None found

Ishte Olta ajo që nga tavolina ku ishte ulur, e pa Kiarën që u shtri përtokë dhe iu drejtua Kejvinës, Amosit e Kristit: “Shikojeni Kiarën, po i dhemb mesi”. Megjithatë, nuk u ngrit nga vendi t’i shkonte pranë megjithëse deri tani e kishte konsideruar shoqe.

Nga ana tjetër, Kejvina u shpreh se Kiara po e bënte për vëmendje.

Kristi i shkoi më vonë pranë shtratit kur ajo u shtri, duke u shpjeguar se nuk kishte dashur t’i afrohej për ta bezdisur, duke qenë se të tjerët i kishin ndjenjur mbi kokë.

Mirëpo, sytë ishin nga Olta që edhe kur Kiara u kthye nga spitali, as nuk u interesua për gjendjen e saj dhe vazhdoi lojën që po bënte në kuzhinë. Vetë Kiara iu shpreh Mikelës se kjo gjë i kishte bërë përshtypje tek disa persona, duke shtuar se në situata të tilla i kushtonte shumë rëndësi këtyre gjesteve.

Vetëm kur Olta shkoi të shtrihej dhe e kishte shtratin pranë Kiarës, u “detyrua” ta pyeste çfarë ndodhi me të, ndërsa u kthye më pas nga krahu tjetër për të fjetur.

Luizi gjithashtu bëri ironi gjatë mbrëmjes me veprimin e Oltës, duke i thënë Mikelës e Teas që ta dëgjonte dhe Kiara, që ia kishte bërë të ditur mirë që para se të grindej me Kiarën, se kush ishin miqtë e saj të vërtetë dhe cilët ia donin të mirën.

të fundit

Mustafi: Students’ victory in Serbia opens opportunities for the Albanians of the Valley

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për çështjet e Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se fitorja…

41 seconds ago

Day 19 of the student protest: Protesters gather outside the Ministry of Education, joined by young people from the diaspora

Studentët kanë nisur grumbullimin para Ministrisë së Arsimit, ku do të mbajnë sot protestën kombëtare, pas tre javësh reagimesh dhe…

2 minutes ago

Police prepare for national student protest, water cannon near Parliament

Teksa pritet të nisë pas pak protesta kombëtare e studentëve në Tiranë, Policia e Shtetit ka marrë masat e sigurisë…

2 minutes ago

Dita e 19 e protestës studentore/ Protestuesit mblidhen para ministrisë së Arsimit! Të pranishëm edhe të rinj nga diaspora

Studentët kanë nisur grumbullimin para Ministrisë së Arsimit, ku do të mbajnë sot protestën kombëtare, pas tre javësh reagimesh dhe…

14 minutes ago

Policia përgatitet për protestën kombëtare të studentëve, autoboti i ujit pranë Kryesisë së Kuvendit

Teksa pritet të nisë pas pak protesta kombëtare e studentëve në Tiranë, Policia e Shtetit ka marrë masat e sigurisë…

26 minutes ago

Mustafi: Fitorja e studentëve në Serbi hap mundësi për shqiptarët e Luginës

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për çështjet e Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se fitorja…

30 minutes ago