Gëzimi i publikimit të pamjeve të para të filmit të shumëpritur me Luiz Ejllin është zbehur paksa për Kiara Titon, e cila orët e fundit është përballur me një valë sulmesh kibernetike në profilin e saj në Instagram.
Vetëm pak kohë pas publikimit të teaser-it, moderatorja ka njoftuar se është detyruar të marrë një vendim drastik: mbylljen e komenteve në postimet e saj.
Në një reagim zyrtar, ajo sqaroi se shkak për këtë u bënë “komentet e ulëta dhe fjalori i pisët” që vërshuan menjëherë në profilin e saj.
Kiara nuk e la me kaq, por vendosi të “demaskojë” publikisht atë që ajo e quan një sulm të orkestruar. Ajo publikoi disa ‘screenshot’-e të komenteve negative (si “keq keq”, “cringe”, “shfaqje e pakuptimtë”), të cilat vinin kryesisht nga profile pa foto ose me emra të huaj e të dyshimtë.
E revoltuar, ajo shkroi: “Janë disa grupe të organizuara që mundohen të prishin postimet, si nuk lodheni duke hap accounts, pse nuk shikoni punën tuaj?”
Në një përgjigje të ashpër ndaj këtyre sulmeve anonime, Kiara u shpreh: “Nuk e di kush ka më shumë energji këtu, unë që bëj punën time, apo adresat fake që krijohen çdo 5 minuta vetëm për të shkruar vrer. Imagjino të mos kesh as emër, as foto, as identitet, por të kesh mendim për çdo gjë.”
Ajo e mbylli reagimin e saj me një mesazh force, duke ndarë qartë pozicionin e saj nga ai i “urrejtësve” anonimë: “Flisni, shkruani, shpikni, unë prapë jam këtu me emër, me fytyrë dhe me jetë. Ju, vazhdoni me komentet. Unë vazhdoj me suksesin.”
SPAK ka njoftuar se i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit për zv/kryeministren Belinda Balluku. Balluku është marrë…
Një gjykatë pune në Paris ka vendosur sot që PSG i detyrohet Kilië Mbapes 60 milionë euro. Kjo shumë duhet…
Mesditën e kësaj të marte, një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve është regjistruar në aksin nacional Lushnjë–Berat. Ngjarja…
Dalëngadalë po zbulohen detaje të reja lidhur me plagosjen e Fabion Kuçit, i njohur në rrjetet sociale si ‘Gucci’. Sipas…
Një ngjarje tragjike tronditi zonën e Mariolatës, në prefekturën e Fokidës, të martën në mëngjes, kur zjarrfikësit e Brigadës Polydross…
Në jug të Brazilit, më 15 dhjetor, një erë shumë e fortë shkaktoi rrëzimin e një replike 24 metra të…