showbiz

Kiara Tito revoltohet me ndjekësit si asnjëherë më parë/ Publikon identitetin e tyre dhe reagon kështu

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka vendosur të mos heshtë më përballë komenteve fyese dhe gjuhës së urrejtjes që merr në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka bërë një veprim të papritur, duke ekspozuar publikisht një nga ndjekëset e saj që i dërgonte mesazhe ofenduese në privat.

Të lidhura

None found

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Kiara ka ndarë bisedat ku ndjekësja e ofendonte në përgjigje të videove të ndryshme. Në një rast, pasi moderatorja kishte shpërndarë një thirrje për ndihmë për një person në nevojë, komentuesja e ka sulmuar duke i thënë se i ka hyrë vetja në qejf.

Ndërsa në një tjetër postim ku Kiara tregonte se kishte marrë ndihmë për pastrimin e shtëpisë, e njëjta ndjekëse e ka ofenduar me fjalë banale, duke e quajtur baxhellë dhe duke e akuzuar se thjesht përton.

E lodhur nga ky negativitet i pajustifikuar, Kiara ka publikuar jo vetëm mesazhet, por edhe emrin e llogarisë dhe foton e kësaj zonje, duke i bashkangjitur një mesazh të qartë për fenomenin e bullizmit kibernetik.

“Sa bukur flet zonja e nderuar, pasi futet për të sharë njerëz që as nuk i njeh. Dhe pastaj kujtojmë pse është bërë kaq toksik rrjeti…“, ka shkruar Kiara krahas pamjeve të publikuara.

Ky veprim i moderatores tregon një revoltë të hapur kundër fenomenit shqetësues të gjuhës toksike në rrjet, duke treguar se personazhet publikë shpesh përballen me sulme të rënda pa asnjë shkak nga njerëz tërësisht të panjohur.

të fundit

LIVE/ Qytetarët vijojnë protestën prej 104 ditësh, kërkojnë largimin e Ramës

Me bombën atomike, tmerri ishte i qartë që në fillim: reja në formë kërpudhe mbi Hiroshima dhe Nagasaki dhe dhjetëra…

10 minutes ago

Rama: Do të vijë koha të shpjegoj deklaratën për dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat dhe momentin kur deklaroi se kishte menduar edhe dorëheqjen. Gjatë intervistës me gazetaren…

18 minutes ago

Zbulohet formacioni ideal i javës në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve ka zgjedhur 11-shen më të mirë të javës pasi u kompletua xhiro e parë e fazës së…

18 minutes ago

Pensioners demand that pension increases be linear and equal for everyone

Pensionistët sot do t’i kërkojnë ministrit për politikë sociale, demografi dhe të rinj, Gjoko Velkovski, që rritjet e ardhshme të…

21 minutes ago

Appeal changes ruling and acquits Agim Çeku and nine other defendants in veterans case

Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e veteranëve, duke liruar nga akuzat Agim…

22 minutes ago

Kosovo Customs presents criteria for customs representatives

Dogana e Kosovës ka njoftuar se çdo person ka të drejtë të caktojë një përfaqësues doganor për të vepruar në…

22 minutes ago