showbiz

Këto janë 35 vende do të marrin pjesë në Eurovision 2026!

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka konfirmuar zyrtarisht 35 vendet që do të marrin pjesë në Festivalin Evropian të Këngës Eurovision 2026, i cili këtë vit do të mbahet në Vjenë të Austrisë. Kjo shpallje vjen pas përfundimit të afatit për transmetuesit anëtarë të EBU-së për të dorëzuar aplikimet e tyre zyrtare për garë, i cili skadoi në mesin e dhjetorit 2025.

Nga vendet pjesëmarrëse, pesë prej tyre janë parakualifikuar direkt për Finalen e Madhe, e cila do të zhvillohet më 16 maj 2026. Këto vende janë Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar, përveç vendit pritës, Austrisë. Të gjithë pjesëmarrësit e tjerë do të garojnë në njërën nga dy gjysmëfinalet, të planifikuara më 12 dhe 14 maj 2026. Shorti për përcaktimin e radhitjes së gjysmëfinaleve pritet të hidhet më 12 janar 2026.

EBU thekson se kjo listë zyrtare shënon një moment të rëndësishëm për fansat e Eurovision-it, të cilët tashmë mund të fillojnë të ndjekin zhvillimet e garës dhe të përgatiten për spektaklin e madh në Vjenë. Shumë nga këngëtarët dhe delegacionet kombëtare tashmë kanë nisur përgatitjet për të prezantuar këngët e tyre më të mira, duke e bërë këtë edicion të festivalit një nga më të priturit e viteve të fundit.

Eurovision-i vazhdon të jetë një platformë unike kulturore dhe muzikore, që bashkon vende nga e gjithë Europa dhe më gjerë, duke festuar diversitetin dhe talentin e artistëve. Festivali i vitit 2026 premton të ofrojë emocione, shfaqje spektakolare dhe rivalitet të fortë për çmimin e madh.

të fundit

Njohja zyrtare e Kosovës nga Vatikani/ Osmani fton Papa Leonin që të vizitojë Prishtinën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjatë takimit me Papa Leonin XVI në Vatikan, kanë diskutuar për thellimin e…

6 minutes ago

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Llogara/ Personi u gjet i djegur në sediljen e shoferit, për çfarë dyshohet

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar këtë të hënë, ku një person u…

30 minutes ago

Merr vëmendje Nevina Shtylla me reagimin e saj: Është këngëtar i dështuar

Një debat i nxehtë është zhvilluar në studion e emisionit “Trotuar”, ku ish-banori i Big Brother VIP, Lidi, ka lëshuar…

32 minutes ago

E rëndë në Vlorë/ Merr flakë makina brenda tunelit të Llogarasë, gjendet një person i djegur

Një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët në Qafën e Llogarasë, konkretisht në zonën që të çon drejt antenave.…

50 minutes ago

FOTO/ U fol se pret fëmijën e tij, Laert Vasili filmohet duke goditur me sh*plakë Serena Sulën

Showbizi shqiptar është përfshirë nga një tjetër “tërmet” mediatik këtë fundjavë, ku protagonistët janë aktori i njohur Laert Vasili dhe…

52 minutes ago

93 mijë euro për një takim privat, Lionel Messi u vendos “gjobë” VIP-ave në Indi

Ylli i futbollit Lionel Messi, zbarkoi në Delhi në etapën e tij të katërt dhe të fundit në Indi. Pas…

1 hour ago