Paloma ndau me Monikën një nga momentet më të vështira që i është dashur të kalojë në marrëdhënien me bashkëshortin e saj. Ajo rrëfeu seatij i është dashur të luftojë një betejë shumë të vështirë, atë me alkoolin.
Paloma deklaroi se shumë netë i është dashur të përballojë frikën dhe pasigurinë si pasojë e agresivitetit që bashkëshorti i saj shfaqte nën efektin e pijes.
“Vinte në orën dy të natës dhe bërtiste, i thyente të gjitha dhe mallkonte intensivisht. Ishte e frikshme, kisha më shumë merakun e vajzës”, tha ajo.
E pyetur nga Monika nëse e gjithë kjo gjendje ka pasuar ndonjëherë në dhunë ndaj saj, Paloma u përgjigj:
“Një natë erdhi i pirë dhe po më kërkonte mua, nga meraku i vajzës tentova ta qetësoj. Ai më mori mua, më ngriti në ajër dhe kërkonte që të më përplaste në tokë. Kam thirrur policinë dhe e lashë dy ditë atje derisa të qetësohej situata”
Paloma tregoi se pas kësaj situate u largua nga shtëpia së bashku me vajzën dhe vendosi që ta vinte bashkëshortin përballë dy zgjedhjeve, alkoolin ose familjen.
Që nga ai moment Paloma tregoi se filloi karvani i sakrificave të rehabilitimit, gjë që u shoqëruan gjithashtu me agresivitet, nervozisëm dhe durim.
Gazetarja tregoi se pas 7 muajsh gjithçka ju rikthye normalitetit dhe se tani është shumë krenare që familja e saj është më e shëndetshme se kurrë.
Dashi Financiarisht, prania e Venusit sugjeron një prekje kënaqësie, kështu që do të ishte mirë të balanconit shpenzimet me kursimin.…
Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh,…
Vatra e zjarrit në Delvinë vijon të jetë aktive, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha kullotash. Raportohet se aktualisht…
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar në një letër drejtuar Presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, se Franca do ta…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të parakohshme ndaj seancave të Kuvendit, nga 27 korriku. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 24 korrik me bisedimet përfundimtare në çështjen e vetingut…