Isida Mollaymeri, e ftuar në “Pushime on Top”, ndau me publikun një moment që nuk harrohet lehtë, duke treguar vuajtjen më të madhe që ka kaluar në skenë.
Isida tregoi se kur ka humbur një mikeshë duhej të kërcente në skenë dhe të gjithë performancën e ka bërë mes lotësh.
“Ne edhe në skenë nuk i shfaqim kurrë vuajtjet, i mbajmë gjithmonë pas skene. Në skenë ndoshta nuk është ndonjë vuajtje, sepse gjërat kalojnë. Janë gjëra që ndodhin, ne jemi njerëz të gjallë. Por, për shembull, nëse ndodh ndonjë fatkeqësi, edhe ti je i detyruar të dalësh në skenë. Mua më ka ndodhur. Ne e kemi si ligj, gjithçka që ndodh, ti duhet të dalësh në shfaqe, sidomos kur nuk ke zëvendësues.
Unë humba një mikeshë, ka qenë ‘Traviata’. Nuk kam pasur zëvendësuese dhe gjatë gjithë kohës kur kërceja, qaja. Publiku është ngritur në këmbë, sepse e kishte marrë vesh. Ka qenë një nga ditët më të vështira të jetës sime”, tregoi Isida.
Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…
Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…
Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…
Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…