Në një postim në “Instagram”, këngëtarja e famshme Jessie J, ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer të gjirit në fazat e hershme.
Ylli 37-vjeçar, zbuloi diagnozën ku deklaroi se po planifikonte të bënte një ndërhyrje kirurgjikale pas performancës së saj në Capital’s Summertime Ball, një mini-festival në stadiumin Wembley të Londrës, më vonë këtë muaj.
Këngëtarja tha se kohët e fundit kishte bërë vazhdimisht teste: “Më diagnostikuan me kancer të gjirit në fazat e hershme. Kanceri është i tmerrshëm në çdo formë”.
“Është një mënyrë shumë dramatike për të bërë një operacion në gjoks”, tha ajo me batuta. “Do të zhdukem për pak kohë pas Summertime Ball për të bërë operacionin dhe do të kthehem me gjoks të madh dhe më shumë muzikë”.
Jessie J, është nënë e një djalë, Sky Safir Cornish Colman, i cili erdhi në jetë në vitin 2023, pasi këngëtarja kishte pasur një abort në nëntor të vitit 2021.
Ajo u diagnostikua me një problem me zemër në moshën tetë vjeçare, pësoi një goditje të lehtë në tru në moshën 18 vjeçare dhe humbi dëgjimin për një kohë të shkurtër në vitin 2020.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit ku një 64-vjeçar me iniciale H. P.,…
Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime mediatike,…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu të dielën gatishmërinë për të hequr dorë nga përpjekja e vendit të tij për tu…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kamzës ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi…
Bashkëshortja dhe djali i Shpat Kasapit janë kthyer në Itali, por kësaj here rruga e tyre është bërë pa të!…
Moderatorja, Einxhel Shkira, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në rrjet se kishte pësuar një aksident të rëndë. Përmes një…