showbiz

Këngëtarja e njohur flet për divorcin nga bashkëshorti: Më dhunonte fizikisht dhe…

Këngëtarja e njohur Drenusha Latifi, në një lidhje live ka qenë në emisionin “Shqipëria Live”, ku pa komplekse ka treguar arsyet e vërteta pse ndodhi ndarja nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin kishte 10 vite martesë.

Sipas saj, arsyeja kryesore e kësaj ndarje ka qenë dhuna fizike dhe ekonomike që ai ushtronte drejt saj. Sipas këngëtares, divorci ishte zgjidhja e vetme për të dhe fëmijët e saj.

Erjona Rusi: Ti para disa kohësh i ke dhënë fund martesës gati 10 vjeçare mos gaboj.

Drenusha Latifi:Po u bë një vit e gjysmë që jemi ndarë”.

Erjona Rusi: Mund të të pyes se cilat janë aryset e divorcit?

Drenusha Latifi: “Arsyeja kryesore ka qenë dhuna fizike po ashtu dhe dhuna ekonomike. Unë jam shume realiste në ato që them dhe e di që shumë njerëzve nuk ka për t’i përlqyer. Në momentin që kam qenë e pavarur ekonomikisht, jo se kam qenë prej tij e varur ekonomikisht, mirëpo kemi pasur shumë gjëra financiare së bashku. Në momentin që kam qenë e pavarur ekonomikisht, kam gjetur punë vetë, nuk kam qenë ekonomikisht e varur as prej shtetit suedez as prej kërkujt tjetër. Normalisht ka qenë edhe më e lehtë për mua të marr një vendim të tillë. Kur jam takuar me ish-bashkëshortin tim nuk ka pasur as pasuri, asnjë gjë, përkundrazi ka qenë në një fazë shumë të keqe ekonomike kur jemi takuar dhe kemi takuar shumë gjëra bashkë, por kur unë nuk jam pajtuar me dhunën fizike që më është bërë dhe dhunën ekonomike, psiqike etj, m’u desh të shikoja të gjithë territorin tim se çfarë është më e mira për mua dhe fëmijët e mi, kuptova që nëse do pavarësohem nga ana ekonomike dhe jam e pavarur, mund të shkëputem prej tij”.

Erjona Rusi: Çfarë nënkupton dhe dhunën ekonomike?

Drenusha Latifi:Dhuna ekonomike është kur partneri të kërkon të marrësh një kredi ose ti e ke një biznes me partnerin tënd dhe ai mundohet të ti marrë lekët dhe duke mos të lënë të kesh kontroll ndaj atyre lekëve. Nëse do investoheshin në familje, nuk besoj se ndonjë grua të kishte kundërshtime. Unë mendoj që konflikti vjen kur këto para dalin jashtë familjes, pavarësisht ku shkojnë, në bixhoz, alkool, droga apo gjëra të tij personale”.

të fundit

GJKKO cakton seancën paraprake për Metën dhe Kryemadhin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka caktuar datën 25 shtator, ora 11:00, për zhvillimin e…

12 minutes ago

Pas dramave të fundit, Arbenita Ismajli ndan një tjetër mesazh

Pas një periudhe në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave mbi marrëdhënien me ish-partnerin Fero, modelja Arbenita Ismajli rikthehet…

27 minutes ago

Justin Baldoni përballet me akuza të reja ndërsa pritet gjyqi me Blake Lively

Aktorit dhe regjisorit Justin Baldoni i janë shtuar akuza të reja përpara gjyqit të bujshëm me Blake Lively, i planifikuar…

36 minutes ago

Kroacia bllokoi 8 ton domate nga Shqipëria me pesticide tej normave, identifikohen dy inspektorët e arrestuar të AKU-së që lejuan eksportimin (FOTO+EMRAT)

Ronaldo Lika, 27-vjeç, dhe Griselda Doksani, 25-vjeçe, janë dy inspektorët e AKU Berat ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arreste ditën…

44 minutes ago

Selena Gomez flet për ofendimet që ka marrë për peshën: Më lëndoi shumë personi që më tha se isha e shëndoshë

Këngëtarja amerikane, Selena Gomez, ka folur për mënyrën se si ka qenë shënjestër e fyerjeve për vite me radhë për…

1 hour ago

Partia Demokratike mbledh sot Kryesinë/ Berisha do të mbajë fjalën hapëse drejtuar anëtarëve, çfarë pritet të ndodhë

Këtë të mërkurë në orën 13:00, Partia Demokratike, do të mbledhë Kryesinë e Partisë, e cila do të jetë edhe…

1 hour ago