showbiz

Kënga e fundit dedikim për Eglin? Olsi Bylyku rrëfen të vërtetën

Ekziston një lloj misteri që artistët e dinë ta mbajnë të pacenuar.
Një lojë e hollë mes së vërtetës dhe interpretimeve, mes ndjenjave të përjetuara dhe fiksioneve artistike. Olsi Bylyku është një nga ata që e ka luajtur mirë këtë rol.

Në një intervistë për “The Dalina Show”, ai u përball me një nga pyetjet që ka trazuar rrjetin: A janë këngët e tij një dedikim për Egli Takon? Me një përgjigje të prerë, por edhe të hapur për interpretime, ai tha:

Të lidhura

None found

“Nëse kënga është për të apo jo, çfarë ndryshon për ty? Unë çdo tekst e bëj me ndjesi. Po të ndjekim këtë logjikë, na duhen 22 vjet për të llogaritur nëse 80% e këngëve shqiptare janë histori personale apo jo.”

Nëse ndjekim logjikën e Olsit se “80% e këngëve shqiptare bazohen në histori personale”, atëherë është e pamundur të mos ndalemi në tekstin e fundit të tij:

“Atribut i more fajet,
Mirënjohje përgjithmonë,
Pa dëshirë me nda detajet.”

Fjala “mirënjohje” është bërë sinonim i Eglit brenda shtëpisë së Big Brother, ku ajo e ka përdorur vazhdimisht për të përshkruar marrëdhënien me Olsin. Dhe nëse ka një detaj që ajo ka refuzuar të ndajë, është pikërisht fundi i kësaj historie.

“Më mirë po rri silent,
Le të rikthehen ngjarjet,
Se kanë mbaru rrahjet.”

Një rrëfim që tingëllon si një përgjigje e heshtur ndaj rikthimit të vazhdueshëm të kësaj historie në media dhe rrjetet sociale. Dhe fraza “kanë mbaruar rrahjet”, a është një referencë ndaj pohimit të Eglit se ajo është “shëruar”?

Por vargjet më intriguese vijnë më pas:

“Kur po thu që m’ke harru,
Pse po m’kujton hala?
Ti as veten s’ke besu,
Le me t’besu ata.”

Një varg që vështirë të mos shihet si një aludim për momentet kur Egli ka përshëndetur Olsin përmes kamerës në mënyrë ironike, apo për krahasimet e saj mes tij dhe Gjesti brenda shtëpisë.
Dhe më pas, një konkluzion:

“Veç unë t’i kam dit
T’mirat e tona.
Veç unë ta kam rujt ty tipin nga dramat.”

Në një univers ku komentet online e kanë cilësuar Eglin si një vajzë “me shumë karakter”, por edhe “me shumë dramë”, këto vargje tingëllojnë si një rrëfim i nënkuptuar se, pavarësisht gjithçkaje, Olsi ka qenë i vetmi që e ka kuptuar dhe mbrojtur.

Tags: Egliolsi

të fundit

Rexhbeçaj kthehet te Kosova pas katër ndeshjesh mungesë

Elvis Rexhbeçaj është rikthyer në listën e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve, pas mungesës…

3 minutes ago

Trençevska questions whether Sllaveski’s appointment as governor was linked to the Alta Bank process

"Skenari i errët në Maqedoni filloi me dhënien e licencës për Alta Bankën", tha nënkryetarja e LSDM-së Jovana Trençevska, duke…

4 minutes ago

Christy McCormick nominated as U.S. ambassador to North Macedonia

Christy McCormick nga Kalifornia është propozuar për postin e ambasadores së jashtëzakonshme dhe fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës…

4 minutes ago

Sterilization case / Former health minister Ilir Beqaj appears before GJKKO

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të…

4 minutes ago

Killed by his wife and son: New details emerge in Bulqizë killing, with a third person suspected of involvement

Ngjarja e rëndë e vrasjes së 62-vjeçarit, Urim Fikut, në fshatin Godfi të Bulqizës, ka marrë një tjetër rrjedhë. Detaje…

4 minutes ago

Accident in Gramsh: Two cars collide, injuries reported

Paraditen e sotme, jë aksident rrugor është regjistruar në Gramsh, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, dy…

5 minutes ago