Dalja e papritur e Bardhit mbrëmjen e djehsme nga Big Brother VIP solli një reagim edhe të Sarës jo vetëm në atë moment, por edhe gjatë ditës së sotme në Fan Club.
Ish-banorja e Big Brother VIP deklaroi se ka folur me Bardhin deri në orët e para të mëngjesit dhe se nëna e tij është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndër të tjera shtoi se me Jetmirin, menaxherin e artistit, ajo ka komunikuar ditëve të fundit vetëm për punë.
“Kemi qenë më në fund duke biseduar me Bardhin pa kamera dhe mikrofona. Kemi biseduar me telefon deri në orët e para të mëngjesit. Nëna e tij është shumë mirë nga gjendja shëndetësore. Shumë njerëz thonë që unë dje u nxitova dhe u shpreha në mënyrë të gabuar. Unë isha në dijeni më parë që Bardhi do ta linte shtëpinë e Big Brother VIP
Mendoj se nga stafi i tij i menaxhimit mund të kishte një menaxhim më të mirë të situatës. Përveç bardhit dhe familjes së tij nuk më intereson më asnjë palë e tretë. Unë me Jetmirin kam marrëdhënie neutrale dhe ditëve të fundit kemi folur vetëm për punë. Ai ka qenë një ndër njerëzit e parë që kam kontaktuar”, tha Sara.
Në lidhje me dyshimet që lindën mbrëmë nga Sara, gjatë deklaratës së papritur, duke se nuk janë pëlqyer nga opinionistja e Fan Club, Ina Kollçaku.
“Do të më kishte pëlqyer të mos reagoje në atë momente. Edhe sikur të ishe e bindur mund të mos flisje në aspektin televiziv. Mund ta lije të ndodhte, se sikur u bë pis, se personi i parë që hodhi dyshime ishe ti”, tha Ina Kollçaku.
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…