Osman Mula, mjeshtri i magjisë skenike me një karrierë 45-vjeçare ishte në “Rreze Dielli” për të ndarë kujtime nga karriera e tij e gjatë mes regjisë, muzikës e saksofonit. Ndërsa fliste për punën e tij si zbulues i shumë këngëtarëve të njohur tashmë, ishte edhe këngëtarja Ledina Çelo, të cilën ai e zbuloi rastësisht, por kënga e saj doli më e suksesshmja ndër shumë festival e vazhdon të këndohet edhe sot.
“Atëherë kishte një të mirë sepse ne i dëgjonim këngëtarët e rinj nëpër Estrada, qoftë të ndërmarrjes, qoftë në estradën e Tiranës, Shkodrës dhe ishin këto këngëtarë që promovoheshin atje. Ledina Celo ishte në lice, ishte nxënësja Nina Mulës. Më pati thënë njëherë shihe njëherë këtë nxënësen që kam unë. Dhe unë këtë vajzë e kam parë rastësisht e ka pasur shtëpinë tek një pallat atje tek kati i dytë, me biçikletë, goxha vajzë, këmbët e gjata, flokët e gjata kishe lezet me e pamë gjyzlykët e mëdhenj, e shpartallonte rrugën. Dhe thash ta shoh njëherë këtë se kjo qenka gjithë gjendje, e provova dhe mu duk edhe vajzë interesante. Jo vetëm kaq, ishte vajzë edhe tepër e edukuar, vajzë shumë e sjellshme. Ajo studionte për kanto operistike, ishte viti i parë ose I dytë I liceut. U bë kënga për të dhe po ta shohësh kënga ka dy personazhe që dialogojnë është një vajzë e brezit sot që dialogun me një djalë të brezit të vjetër. Kënga e saj është me e duartrokitura në të gjitha festivalet” u shpreh ai.
Personazhi i njohur i TikTok-ut, Fabion Kuci, i njohur si Gucci, ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në qytetin…
Prokuroria e Posaçme ka dalë me reagim zyrtar, lidhur me masat e sigurisë të lëshuara ndaj 8 personave. Këta shtetas…
Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për zyrtarë të…
Përmes një video të publikuar në llogarinë e tij personale “Facebook”, gazetari i njohur Blendi Fevziu, ka komentuar një lajm…
Spektakli i së hënës u shoqërua me momente tensioni dhe replika të forta mes Labinot Rexhës dhe Olta Gixharit, duke…
Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme, ka lëshuar 8 masa sigurie në lidhje me dyshime për abuzime me tenderat e…