showbiz

Keith konfirmon ndarjen nga Adriana Matoshi: Lutem për të sepse e di që po kalon kohë të vështira nga ndarja

Ka tash e sa ditë që në mediat rozë qarkullon lajmi për një ndarje të mundshme mes aktores Adriana Matoshi dhe ish-futbollistit afrikano-belg Keith Groeneveld.

Dyshimet e shtuan ngase dyshja e larguan njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale dhe mesa duket zërat për ndarjen e tyre kanë qenë të vërtetë.

Të lidhura

None found

Ka qenë vet afrikano-belgi, ai i cili në një prononcim për Prive, ka konfirmuar lajmin e ndarjes.

“Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha raportimet apo artikujt për ndarjesn sepse shumica prej tyre duan vetëm senzacionin. Çfarë mund të them unë për ndarjen? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ndarja ishte gjëja më e duhur për ta bërë”, tha ai.

Po pavarësisht ndarjes së rrugëve, Keith shton se ruan respekt të ndërsjellë për Adrianën, duke theksuar se shqiptarët e Kosovës duhet të jenë krenarë që përfaqësohen nga një grua si ajo në ulësen e Kuvendit të Kosovës.“Edhe pse nuk jemi bashkë, ne çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit. Në këtë moment, lutem për të sepse e di që po kalon kohë të vështira nga ndarja, ashtu sikurse edhe nga komentet e pamatura. Ndaluni! Edukoni veten dhe fëmijët tuaj. A doni që të ketë tumor prapë? Dhe krejt papritur, të gjithë ta përkrahin atë sërish. Hipokrizi. Filloni nga njeriu në pasqyrë para se të hapni gojën. Ajo është mrekullueshme dhe të gjithë ju duhet të jeni krenar që një grua e tillë përfaqëson shtetin tuaj. Do doja të shprehë dashurinë time për të gjithë njerëzit që na kanë respektuar dhe dashur sepse edhe ne ju duam juve. Zoti ju bekoftë”, ka thënë ish-futbollisti.

Adriana dhe Keith përndryshe filluan lidhjen e tyre në pranverën e vitit 2020, por ajo u bë e ditur për publikun e gjerë tek në muajin tetor të atij viti. /Telegrafi/

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

2 hours ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

2 hours ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

4 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

4 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

4 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

5 hours ago