Categories: showbiz

Keisi Medini i jep Sabianit “lajmin” e shtatzënisë, këngëtari nuk bie në kurthin e surprizës

Një kuti me dy këpucë të vogla ishte surpriza që Keisi Medini kishte menduar për të atin gjatë pjesëmarrjes së tyre sot në “Live me Luizin”. Duke ia dorëzuar Sabianit, ajo pretendoi se ishte shtatzënë, në përpjekje për t’i bërë një shaka.

Babë e bijë ishin të ftuar në emision për të rrëfyer marrëdhënien mes tyre, por Keisi e shoqëroi bisedën edhe me këtë rreng. Ndonëse situata e vuri në siklet këngëtarin dhe e bëri të pinte pak ujë, ai nuk e besoi “lajmin”, duke treguar se e njeh mirë të bijën.

Të lidhura

None found

Mes të qeshurash, Sabiani tha se këpucët ishin për maçokun e Keisit, si dhuratë për Vitin e Ri.

Keisi e pyeti të atin përse nuk po e besonte, por ai, sërish duke qeshur, i kërkoi të mos mundohej më kot dhe të mos e thoshte fare.

Këngëtari sqaroi gjithashtu se, edhe sikur shtatzënia të ishte e vërtetë, për të nuk do të kishte asnjë problem. Me humor, ai iu drejtua së bijës duke i thënë se shpirti ia ndiente se bëhej fjalë për një shaka.

të fundit

Papa Leo XIV drejt Amerikës Latine më 6 nëntor 2026, Peruja e pret me një statujë 14 metra të lartë

Një statujë gjigante, 14 metra e lartë, e Papa Leon XIV do të mirëpresë kreun e Kishës Katolike gjatë vizitës…

7 minutes ago

Mélenchon përfshin në program shkëputjen e Francës nga NATO dhe shtetëzimin e veprimtarive të mbrojtjes

Partia e së majtës radikale në Francë, “Franca e Pabindur” (La France Insoumise), e drejtuar nga Jean-Luc Mélenchon, ka përfshirë…

7 minutes ago

Makina hyn në dyqanin e veshjeve gjatë transmetimit “Live”, shoferja thotë se e zuri gjumi

Një incident i pabesueshëm ka ndodhur në Brazil, ku një makinë është përplasur me shpejtësi brenda një dyqani veshjesh pikërisht…

8 minutes ago

Jeep sjell modelet 4×4 në botët e Marvel me një fushatë për “Avengers: Doomsday

Jeep dhe Marvel Studios kanë prezantuar fushatën e re reklamuese “A Jeep 4x4 for Any Universe”, duke bashkuar botën e…

25 minutes ago

Zelensky kërkon nga SHBA-ja dërgesa pa vonesa të raketave Patriot përballë kërcënimit të sulmeve të reja ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për përgatitjen e një sulmi të ri rus ndaj Ukrainës, i cili mund të…

26 minutes ago

Musk konfirmon shkurtimin e prodhimit të Cybertruck, e ardhmja e modelit mbetet e paqartë

Elon Musk ka konfirmuar se Tesla planifikon të reduktojë prodhimin e Cybertruck në Gigafactory Texas rreth mesit të vitit 2027,…

26 minutes ago