Largimi i Eglit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, ka shkaktuar shumë reagime. Gjesti është ai që e ka përjetuar më shumë, e madje ka vendosur t’i dërgojë një mesazh Eglit dhe familjes së saj.
Deklarata e Gjestit:
Ishalla më kupton edhe ti mua pse unë kam pasur ngarkesë të madhe, pse jam ndjerë keq. Nuk kam dashur që ti të smuresh prej meje. Prej meje i ke të gjitha, true story. Unë e di që do e dëgjosh këtë mesazh.
Të kam dhënë çfarë kam mundur, ndonjë fjalë të mirë, ndonjë batutë me qesh, të kam mësuar si të sillesh me këta brenda, të kam thënë se nuk kanë mëshirë për ty, as ti të mos kesh për ta.
Jam munduar ta shpjegoj, ke pasur kokën e budallicës, por unë e di që ti mund të përmirësohesh. Të kërkoj falje, jashtë do të takoj, do flasim, se dhe unë kam bërë veprime të pakontrollueshme, kurrë me mendimin për të të bërë keq.
Kam ditur me luajt trëndafilin nëpër shtëpi, sa kam mundur, por jo, të kam thënë në fytyrë nuk kam ndjenja, siç duhet të kem për një femër, me jetu me ty, me pas familje.
Të kërkoj falje, edhe familjes tënde, ndoshta kam bërë gjeste palidhje, nuk e di as unë se çfarë po bëj këtu brenda.
Të gjitha gjërat që kam bërë ishin pasi nuk doja të ishim në këtë pikë, shkaktari jam unë, prej meje, që më ke dashur shumë dhe që ke bërë si e çmendur. Nuk kam dashur që të shkonim në këtë pikë. Nuk kam dashur që ti ta lëndosh veten, edhe nëse nuk ma fal, unë e marr dënimin prej Zotit.
Robert Duka, rezulton të ketë një të kaluar kriminale edhe në Greqi. Në vitin 2010, ai ishte arrestuar së bashku…
Skandali që përfshin drejtuesin ekzekutiv të Nvidia-s, Jensen Huang, dhe një grua që agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se është…
Mbrojtësi i Real Madridit, Marc Cucurella, ka bërë një pohim të guximshëm duke i quajtur Los Merengues ekipin më të…
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi thekson se stabiliteti dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend duhet të ruhen me çdo…
Edhe pse të divorcuar, sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi dhe ish-partnerja e tij, Wanda Nara, vazhdojnë të prodhojnë skandale [...]Read More...
Bayern Munich po shqyrton mundësinë e një transferimi të papritur të ish-portierit të Liverpoolit, Loris Karius, teksa gjiganti gjerman po…