Categories: showbiz

Kanye dhe Irina zyrtarisht të lidhur: Ç’mendon Kim për të dashurën e re?

Prej kohësh interneti flet për romancën e re mes Irina Shayk dhe Kanye West! Ndonëse fillimisht u dukën si thashetheme tipike të pas ndarjes, duket se dyshja janë bashkë prej më shumë kohës nga ç’mendonim ne.

Burime kanë konfirmuar për Us Weekly se “Kanye dhe Irina janë bashkë prej disa muajsh.”

Madje, edhe më interesant është fakti që Kanye gjithmonë ka patur diçka për supermodelen. Nëse ju kujtohet, pjesëmarrja e saj në videoklipin “Poëer” në 2010 dhe në pasarelën e prezantimit të Yeezy-it në Javën e Modës në Paris, nuk ishin dhe aq rastësore.

“Irina dhe Kanye kanë kaluar shumë kohë bashkë dhe e njohin njëri-tjetrin. Ai gjithnjë ka menduar që Shayk është e mrekullueshme, por tani po shohin si do të shkojë e gjithë kjo.”

Ky përditësim i romancës së re vjen pas lajmit se dyshja po dalin bashkë 100% në mënyrë romantike! Nuk e dimë si do të shkojë e gjithë kjo, por dimë pak a shumë ç’mendon Kim për flirtin e ri.

Sipas E!News, Kim i ka dëgjuar të rejat për ish-bashkëshortin, por është përpjekur të mos i kushtojë shumë vëmendje. Nëse fëmijët e saj nuk preken nga e gjithë kjo, për Kardashian s’ka rëndësi cila është e dashura e re e West, edhe nëse bëhet fjalë për Irina Shayk.

të fundit

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë/ Gjykata lë në burg Kleanth Bylykun

Gjykata e Vlorës, ka lënë në burg Kleanth Bylykun, një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Renato Hoxhaj. Kleanth…

25 minutes ago

Kryeministri Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike (VIDEO)

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga operacioni i ndërmarrë për lirimin e hapësirave…

50 minutes ago

Plagosja me armë në zonën e Frekut në Tiranë, identifikohen autorët (EMRAT)

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në zonën e Freskut në kryeqytet, në rrugën “Thoma Filipeu”, ku…

1 hour ago

Përmban shumë lëndë ushqyese, por përse rrushi i thatë nuk rekomandohet për të gjithë?

Rrush i thatë përmban një sasi të madhe të lëndëve ushqyese, dhe studime të shumta kanë treguar se konsumimi i…

1 hour ago

Sherri në Vlorë ku u plagosën tre persona/ Policia arreston autorin 32-vjeçar, zbardhen detajet

Policia e Vlorës, ka vënë ka arrestuar një 32-vjeçar, i përfshirë në një konflikt të dhunshëm mbrëmjen e djeshme, ku…

2 hours ago

Kodi i ri Penal/ Reagon edhe OSBE: Nuk na është marrë mendimi për draftin

Drafti i Kodit të ri Penal, të propozuar nga qeveria, është pritur me kundërshti të shumta. Krahas zërave të pafundme…

2 hours ago