showbiz

“Kam pasur një lidhje 10-vjeçare”, Olsa Muhameti rrëfehet si asnjëherë për veten

Autorja e programit të njohur “Për’puthen”, Olsa Muhameti, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku ka folur rreth konceptit të dashurisë.

Si asnjëherë më parë, Olsa ka zbuluar se ka pasur një lidhje 10-vjeçare në distancë. Ajo ka shtuar se ka qenë një dashuri e madhe që e ka bërë të lumtur, por që distanca, rrethanat kanë bërë që të përfundojë.

Të lidhura

None found

Pjesë nga intervista:

Çfarë është dashuria për Olsën?

“Për mua është lumturi, është një dhuratë që na vjen nga jeta, natyra dhe zoti. Kushdo që dashuron ndjen copëza lumturie, nëse ti je i zoti ta kultivosh këtë dashuri, do të jesh më i lumtur. Unë jam shumë besnike në dashuri, njerëzit që më njohin nga larg më shohin paksa të ashpër, në punë jam ashtu se përpiqem të ruaj një lloj strukture, por jam besnike nëse dashuroj. Unë dashurinë e bazoj edhe në respekt, nëse unë të dashuroj, të respektoj dhe duhet të më respektosh shumë. Janë dy elemente kryesore që do ta rrisin këtë lloj marrëdhënie. Ulu dhe reflekto për dashuritë që ke humbur. Kur kupton që nuk ka pasur besnikëri dhe respekt, me siguri këto gjëra e kanë degraduar marrëdhënien. Dashuria është si ti e ndjen. Unë kam pasur një lidhje 10-vjeçare në distancë, një dashuri shumë e madhe që më ka bërë të lumtur por që distanca, rrethanat kanë bërë që të degradojë jo të rritet. Duhet ta përjetosh dashurinë, duhet të ndash me partnerin të gjithë momentet, hallet, problemet.

Si dashurojnë të rinjtë sot sipas Olsës?

Janë më sipërfaqësore tani, në kohën e adoleshencës time dashurohej ndryshe, më me ndjenjë, nuk shihej sa kishe dhe mendoj që dashuria në atë kohë ishtë më e vërtetë, zgjaste më shumë. Lidhjet e para që krijoheshin atëhere kanë përfunduar në martesë, ose kanë zgjatur shumë. Sot lidhjet e para janë eksperimentale, janë sa për të krijuar atë raportin seksual, të heqësh kuriozitetin se çfarë është të bësh seks.

Çfarë mendon Olsa për dashuritë toksike?

Nëse është një dashuri toksike, lëre. Nëse është toksike, nuk është dashuri. Unë nuk e toleroj këtë marrëdhënie sepse vetëm të shqetëson, është një energji e harxhuar kot dhe ti dëmton ndjenjat e tua dhe sigurisht ke pasoja për marrëdhëniet e tjera që do të krijosh.

të fundit

44 ditë protesta të pandërprera: Qytetarët këmbëngulin për dorëheqjen e kryeministrit Rama

Sot protesta qytetare hyn në ditën e saj të 44-t, duke u kthyer në një nga lëvizjet më të gjata…

15 seconds ago

Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vite, rënia më e lartë në Europë

Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që nga fillimi i viteve 2000, duke shënuar tkurrjen më të…

6 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit 13 Korrik 2026, temperatura deri në 36 gradë

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët përgjatë Ultësirës…

18 minutes ago

Një gjysmëfinale historike: Katër më të mirat e botës bashkë në Kupën e Botës për herë të parë

Kupa e Botës 2026 ka sjellë një moment historik. Për herë të parë që nga krijimi i renditjes së FIFA-s,…

30 minutes ago

Dani Olmo, forca e padukshme e Spanjës: Lojtari që mban gjallë ritmin e “La Roja”

Spanja po vazhdon rrugëtimin e saj në Kupën e Botës 2026 dhe tashmë është vetëm një hap larg finales. Përballë…

1 hour ago

Kane sinjalizon përpara përballjes me Argjentinën: Nuk kemi dhënë ende maksimumin tonë në këtë Botëror

Harry Kane ka pranuar se Anglia duhet të përmirësohet nëse dëshiron ta mposhtë Argjentinën në gjysmëfinalen e Kupës së Botës,…

3 hours ago