showbiz

“Kam ndarë me të bukën e gojës” Alba reagon pas intervistave të Santianës

Alba Vukaj dhe Santiana Maloku ishin dy nga banoret e “BBVK” që krijuan shoqëri një shoqëri mjaft të ngushtë me njëra-tjetrën gjatë qëndrimit të tyre në këtë format. Por mesa duket dyshja nuk e kanë më këtë raport jashtë shtëpisë. Ka qenë Santiana ajo e cila në intervistat e saj të shumta pas daljes nga BBVK ka thënë se Alba nuk e ka përkrahur pas daljes. Alba reagoi nëpërmjet një Instastory për të gjithë historinë e prishjes së miqësisë mes tyre:

“Kam parë intervistat e Santianës por nuk desha të reagoj sepse mendova se është diçka e çastit dhe jo e mirëmenduar. Më dëshpëroi sepse ishte në ditën e ditëlindjes time dhe mendoj që një urim do ishte më me vend për hir të shoqërisë që kemi pasur. Ajo po vazhdon me intervista të tilla ku fokusi i tyre është raporti me mua.

Të lidhura

None found

Të gjithë që e keni ndjekur Big Brother, më keni parë se sa afër kemi qenë me Santianën dhe se sa përzemër e kam pasur. Kam ndarë gjithçka me të, nga historitë e jetës personale, te shtrati, rrobat e trupit dhe deri te buka e gojës.

E kam mbrojtur dhe i kam ndenjur pranë në momentet e saja më të vështira, kur të gjithë i kanë dalë kundra, me mënyrën time, me tonin e zërit, ashtu siç i ka dalë zot vetes. Edhe pse e kam ditur që më penalizon e kam kuptuar si shihet loja e saj nga jashtë.

I keni ndjekur intervistat e mia kur kam treguar që dëshiroj të kem një shoqëri me Santianën edhe jashtë shtëpisë, mbrojtjen që i kam bërë etj. Këtë e kam bërë on dhe off camera. Nuk ekziston asnjë video duke folur unë  një fjalë të keqe për Santianën as brenda as jashtë shtëpisë… gjë që s’mund të them njëjtë për të brenda dhe jashtë shtëpisë.

Nuk e kam ditur që për të dëshmuar shoqërinë dhe dashurinë për Santianën ishte dashur për t’i bërë përkrahje publike (me story) pas daljes time nga shtëpia. Rrjetet sociale mi ka menaxhuar motra deri pas provimeve.

Kam menduar që e kam dëshmuar veten tek Santiana edhe tek publiku, por siç po e shoh, të mirat gjatë gjithë rrugëtimit, edhe pas daljes, nuk kanë rëndësi aq sa ka pasur përkrahja me anë të postimeve në Instagram.

Është jashtë natyrës time të përmend të mirat që bëj për njerëzit, por është duke e tepruar me mosmirënjohjen në intervista të vazhdueshme kundër meje.

Uroj që pas këtij postimi, Santiana të fokusohet në jetën e saj, siç po bëj unë me timen.”

Ky është reagimi i parë dhe i fundit i imi sa i përket kësaj teme. Santianës gjithashtu dhe banorëve të tjerë iu uroj sukses dhe çdo të mirë në jetë.

të fundit

“Fitore” për studentët në Gjykatë Kushtetuese, pezullohen gjobat për bllokimin e rrugëve gjatë protestave

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve ka pezulluar një nga pikat e paketës anti-dhunë. Konkretisht bëhet fjalë për…

55 seconds ago

Balla nxjerr në pah vandalët dhe hajdutët, akuzon opozitën: Goditën policinë me molotov dhe u strehuan te SHQUP, rast unik në Evropë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar opozitën se po përpiqet të paraqesë protestat si tubime…

28 minutes ago

Del në dritë njoftimi i brendshëm i PD-së për protestën e studentëve më 28 nëntor: Kontaktoni me drejtuesit e degëve për organizimin

Partia Demokratike ka shpërndarë një mesazh në grupet e komunikimit me demokratët, ku u bën thirrje anëtarëve të saj të…

54 minutes ago

Shqipëria në alarm, 11 qarqe në rrezik për përmbytje: Ja kur rinisin shtrëngatat orët në vijim

Këtë të enjte, Shqipëria po përballet me një situatë të rrezikshme meteorologjike. Reshje të dendura dhe me intensitet të lartë…

1 hour ago

Integrimi europian/ Marta Kos në Tiranë: Përcaktuese, mënyra se si autoritetet reagojnë ndaj hetimeve për personat me pozita të larta në pushtet!

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, gjatë vizitës në Tiranë dhe fjalës së mbajtur në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian,…

1 hour ago

Ina Zhupa bën për “ujë të ftohtë” Taulant Ballën: Kur flet dhe ti për dhunën, më kujtohet kur hipje mbi kokat e policëve

Këtë të enjte, debate të ashpra kanë përfshirë seancën e fundit parlamentare, ku përfaqësues të opozitës kanë lëshuar akuza të…

1 hour ago