Sheila Haxhiraj vjen për herë të parë në Festivalin e Këngës në RTSH. Në një intervistë për emisionin “Në radio” të Andri Xhahut, ajo tregon për këtë debutim.
“Kam qenë në studio me producentin kur e mora vesh lajmin. Është një festival ku marrin pjesë shumë artistë dhe zgjedhja është shumë e vështirë. Është e rëndësishme të përfaqësosh veten dhe materialin tënd me dinjitet përpara një Shqipërie dhe një publiku të gjerë që të dëgjon”.
None found
Sheila e ka krijuar vetë melodinë e këngës, e cila i përket rrymës deep-house.
“Te materialet e mia të fundit muzikore kam lëvruar në këtë zhanër. E kam parë që e zotëroj dhe më rri më së miri. Është një zhanër aktual që të gjithë po e pëlqejnë. Mendova të eksperimentoj dhe të bëj një gjë ndryshe nga çfarë me kanë parë nëpër festivale me balada”.
Sheila shton se kjo këngë është një rrugëtim shpirtëror.
“Nuk kam dalë asnjëherë tjetër me një kombinim kaq bukur të folklorit shqiptar me një zhanër deep-house. Është një zgjidhje e guximshme. Kënga flet për rikthimin në vetvete, në rrënjët e vetes sonë, të manifestohet si një fitore. Ka melankolinë dhe gëzimin brenda”.
Kënga konkurruese në Fest64 titullohet “Zemra e tokës”, tekstin e së cilës këngëtarja e ka shkruar vetë.
“Është një këngë shumë e ndjerë për mua. Është për ata njerëz që për rrethana të ndryshme jetësore e humbin dritën dhe vetëbesimin. Pra gjendja ku njeriu bie në skuta të errëta dhe ti me forcën tënde, të familjes, të vendit dhe natyrës ringrihesh”.
E përlotur, Sheila tregon se kjo këngë është personale.
“E kam shkruar këtë këngë në një vit të vështirë që kam kaluar së fundi. Do doja që të isha zëri dhe për ata që ndoshta janë në momente të tilla të vështira, që nuk e kanë tejkaluar këtë fazë të vetes së tyre. Një këngë është ajo që të prek shpirtin, të jep vetëbesim dhe të sjell ringritje shpirtërore. Jeta është bekim, ndaj duhet të ketë fillime të reja. ‘Zemra e tokës’ jemi të gjithë ne. Toka është ajo që na jep jetë dhe në fund të ditës na merr dhe jemi pranë saj”.
Momenti i vështirë së cilës Sheila i referohet është humbja e vëllai të saj një vit më parë.
“Jam në një fazë që e kam marrë dhimbjen për dore, jam mësuar të eci e të besoj. Falenderoj Zotin që jam mirë dhe që më ka dhënë forcën të vazhdoj përpara dhe të bëj atë që dua më së shumti, atë që ai më ka dhënë dhunti, muzikën dhe krijimtarinë. E shikoj si një rikthim të mirë sepse kam bërë mungesa në skenë dhe festivale dhe më ka marrë malli të jem përballë publikut”.
Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje elektronike mbrëmjen e sotme. Sipas njoftimit për media, në këtë mbledhje janë marrë dy…
Prej 41 ditësh shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës. Pas përfundimit të fjalimeve nga foltorja përpara godinës së qeverisë, atmosfera në…
Nga Niklas Treppner, dpa Pas një hetimi dyvjeçar, rregullatorët e BE-së kanë ngritur akuza serioze kundër Meta Group për rreziqet…
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se në takimin me Vjosa Osmanin dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku,…
Një dërgesë me ndihma humanitare e destinuar për shqiptarët në Luginën e Preshevës është kthyer mbrapsht në pikën doganore të…
Spanja dhe Belgjika kanë shkuar në pushimin mes pjesëve me rezultat të barabartë 1-1, në çerekfinalen e Kupës së Botës…