showbiz

Kam mamin me sëmundje të rëndë/ Pas Xumit flet dhe Egli: Unë kam babin (VIDEO)

Banorja e “Big Brother Vip”, Egli Tako,  ka qenë e përzgjedhur për hapjen e kutisë së `Pandorës`, që si gjithmonë krahas avantazhit ka dhe një “disavantazh”.

Me hapjen e kutisë, Egli përfitoi një udhëtim çift në brigjet jugore të Turqisë. E entuziazmuar, banorja tha se do të shkonte t’i shijonte këto pushime tepër të nevojshme për të, me të ëmën.

Ndërsa sa i përket “të keqes”, iu kërkua që të çonte dy banorë në nominim “kokë më kokë”, ku ajo zgjodhi Xumin dhe veten e saj.

Ledioni: Vëllai i Madh të vendos ty para Kutisë së Pandorës sonte dhe ti e di që nëse ti zgjedh ta hapësh ka një të mirë për ty dhe një të keqe për pjesën tjetër të shtëpisë. Egli, do ta hapësh ti sot Kutinë e Pandorës?!

Egli:“Po”.

Ledioni: Brenda kutisë janë dy zarfe, fillimisht do të lexosh të bardhin.

Egli:Kutia u hap. Globus Travel të dhuron një paketë pushimesh çift në resortin Titanic Deluxe Belek. Globus Travel faleminderit, e di që do të kem shumë nevojë për këto pushime. Mendoj që të shkojë me mamin tim. Mami të kam premtuar që do të hipim në avion dhe Globus Travel shumë faleminderit që po na e mundëson këtë”.

Ledioni: Egli, mos është shumë romantik për mamin ky?

Egli:Jo, mendoj që është dhurata më e bukur që mund t’i bëjë”.

Ledioni: Tani është momenti që të lexojmë zarfin e kuq.

Egli:Çfarëdo që të jetë këtu brenda Ledion, unë e kam bërë njëherë një gabim kundrejt vetes time kur për një situatë që u vendosa përballë një avantazhi e përjetova sikur isha në jetë dhe jo në lojë dhe kam vendosur të reflektoj ndaj gabimeve që bëj këtu brenda, kështu që do e lexoj me shumë sportivitet.

Kutia e Pandorës u hap, pas çdo të mire vjen një e keqe dhe Vëllai i Madh të kërkon të vësh dy banorë në televotim “kokë më kokë”. Mund të përfshish ose jo veten”.

Ledioni: E keqja e Kutisë së Pandorës është që do të zgjedhësh dy banorë që do të shkojnë në televotim kundër njëri-tjetrit dhe njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga Big Brother të martën. Kush janë dy banorët që zgjedh ti?

Egli: “Unë prej disa kohësh mund të kem pasur ato konkluzionet e mia për disa banorë këtu. Sidoqoftë, nuk do të zgjedh të shkoj me gjaknxehtësi për debatet e mëdha, por për diçka që më ka shoqëruar jo vetëm ditët e fundit por përgjatë gjithë rrugëtimit tim nisur që nga dita e parë ose e dytë në shtëpi. Një marrëdhënie, të cilës unë me shumë intelekt, simpati dhe dashamirësi kam zgjedhur të mos i jap zë, por është një raport që mua vazhdon dhe më përndjek dhe nuk e di ku qëndroj jashtë. A është vërtetë intuita ime apo për efekt kamere?

Shtëpia është ndarë në dy pjesë: njëra thotë rri e qetë sepse ke qenë shumë në rregull me atë që ke thënë, ndërsa tjetra më shikon si vajzën pazemër që nuk vlerëson një djalë të mirë, ndërkohë që nuk është kjo sepse unë kam ecur me atë që ndjej dhe jo të përdor gjëra për lojë pavarësisht se më është dhënë mundësia që në fillim. Unë dua që në këtë moment të lejoj publikun të vendos duke çuar në nominim veten time dhe Xumin”.

Pak më vonë Xumi hapi zemrën tek Gjesti, duke thënë se çmimin do që ta fitoj për të paguar kurimin e mamasë së tij, e cila është me kancer.

Nga kjo deklaratë e tij, Egli është ndjerë keq, ku në një bisedë me Valbonën ajo shprehu se dhe babai i saj vuan nga e njëjta sëmundje, por sipas saj nuk ka pse ta përmendi si gjë brenda shtëpisë.

 

të fundit

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë/ Viktima roje në banesën e Sokol Sinomatit, i njohur si “Buzëderri”? Publikohet VIDEO e autorit

Në videon e mëposhtme, të siguruara nga Boldnews, janë pamjet e autorit të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili…

19 minutes ago

Lim Hoti i drejtpërdrejt me Albën: Nuk mbaj në jetën time njerëz që më prishin ditën e natën, që nuk të lënë as të hash bukë

Lim Hoti dhe Alba Pollozhani po vazhdojnë të kenë ulje dhe ngritje në marrëdhënien e krijuar në Ferma VIP. Dyshja,…

40 minutes ago

Berisha flet nga Kongresi i PPE: Ne do të anëtarësojmë Shqipërinë në BE, e gjithë bota pret fitoren e Partisë Demokratike

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prej dy ditësh ndodhet në Kongresin e Partisë Popullore…

52 minutes ago

Shtyhet seanca për “Sterilizimin” në GJKKO, mungojnë ish-ministri Ilir Beqaj dhe avokati i tij

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka shtyrë për në datën 7 maj seancën për dosjen e “Sterilizimit”. Raportohet…

1 hour ago

Nga 5 maji kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në Izrael – kërkohet vetëm autorizimi ETA-IL

Duke filluar nga data 5 maj 2025, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në shtetin e…

2 hours ago

Lara Colturi do të vazhdojë të përfaqësojë ngjyrat kuq e zi edhe sezonin e ardhshëm

Skiatorja me origjinë italiane, Lara Colturi, do të jetë pjesë e ekipit shqiptar në Lojërat Olimpike Milano-Cortina 2026, duke i…

2 hours ago