Këngëtarja e mirënjohur Çiljeta Xhilaga ka bërë një rrëfim prekës mbrëmjen e sotme në “Ferma Vip”. Në një bashkëbisedim me Elsa Lilën, Çili ka treguar se mami i saj vuan nga kanceri dhe aktualisht po ndjek seancat e kimioterapisë.
Këngëtarja, e prekur, thotë se merakun më të madh e ka tek psikologjia e nënës së saj, në këtë kohë kur asaj po i bien flokët nga mjekimet.
None found
“Kjo e mamit ishte një shok shumë i madh. Me zotin para, ka për ta kaluar shumë shpejt. Kam merakun e flokëve, sepse është kjo procedura që po I bien flokët dhe a do e përballojë dot. I kam thënë që do i dalin prapë. I kam porositur edhe një paruke. Është në fazë kimio dhe nuk bën të marrë vitamina. Unë prej mamit hyra këtu, se më tha ik futu se do të shikoj 24 orë. Se unë e kisha ndarë mendjen për jo. Të gjitha takimet, me orare, me data ja kam lënë të gjitha gati. Fat i madh që kam nusen dhe çunat e xhajës në Itali se po të kishte qenë vetëm me mua nuk do ja dilnim dot. Unë më tepër isha shoqëruese psikologjike. Ikin bashkë bëjnë kimiot dhe kthehen prapë bashkë”, tha Çiljeta.
Elsa Lila, teksa i ka shprehur mbështetjen e saj, e ka këshilluar që të kujdesen sa më shumë për psikologjinë e mamit, në këto momente dhe ta bëjnë sa më të lumtur.
“Deri tani me sa thua ti parametrat janë shumë mirë, në këto raste, ilaçi kryesor është psikologjia. Nëse ajo është e lumtur me vajzën dhe nipin e saj…”, tha Elsa Lila.
Augsburg - Freiburg Augsburg është duke fituar përballë Freiburg, ndeshje e vlefshme për javën e 8-të të Bundesliga-s gjermane [...]Read…
Turqia dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore, me qëllim forcimin…
Policia ka ndaluar grupet e xhirimit të mediave që tentuan të futen drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku edhe është…
Barcelona po përgatit një ofertë prej 25 milionë eurosh për transferimin e Andrea Cambiasos nga Juventusi, pasi trajneri Hansi Flick…
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të procedojë me suspendimin e drejtorit të Spitalit të…
Skuadra e Marseille raportohet se ka refuzuar kërkesën e re të drejtuesve të klubit për uljen e pagave, në një…