Ditët e fundit, është përfolur kudo në mediat rozë për një lidhje të mundshme të moderatores Bora Zemani me Atdhe Xharavinën, ish-konkurrentin e “Për’puthen”, programin që vetë Bora drejton. Edhe pse të dy vazhdimisht mohojnë që mes tyre ka diçka, nuk i shpëtojnë asnjëherë vëmendjes së mediave.
I ftuar në mbrëmjen e djeshme në “Natën me Aulonën”, Atdheu është pyetur sërish lidhur me këtë temë, mirëpo si rrallëherë, ai ka dhënë një përgjigje të papritur.
None found
“Kam frikë edhe të flas, se unë flas gjë tjetër, portalet shkruajnë gjë tjetër”, tha Atdheu, ndërkohë që shfaqeshin foto të tij me moderatoren.
Ai tha se nuk ka frikë nga dikush apo diçka, veçse nuk dëshiron që kjo histori të përfliet më.
“Jam lodhur shumë, pasi edhe Borës i ka nxjeërrë probleme kjo puna me mua. Në fillim e kam marrë me shaka e sportivitet por vazhduan shumë”, tha ish-konkurrenti, referuar lajmeve dhe thashethemeve për ta.
Gjithashtu, gjatë intervistës, ai zbuloi se nga vajzat e sezonit të tretë, i pëlqejnë të gjitha, por të parën në takim do të ftonte Adën, nëse do të ishte në program, dhe shtoi se nuk njeh asnjë nga to nga jashtë, ndërsa nga djemtë njeh Argjendin. Ai tha se i jep sugjerime që të mos bëjnë gabimet që ka bërë edhe ai, pasi siç tha, në pjesëmarrjen e tij, kishte quajtur disa prej djemve “vëllezër” e kjo e kishte penguar më pas në program, që dukej edhe si “kunjë” drejtuar Andit.
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Rrahman Hotit, i dyshuar për vrasjen e…
Gjashtëmbëdhjetë ekspertë të rinj gjyqësorë janë licencuar në Kosovë, duke iu bashkuar profesionistëve që kontribuojnë në funksionimin dhe forcimin e…
Mauricio Pochettino ka identifikuar një nga objektivat e tij të parë për përforcimin e Manchester Unitedit, me trajnerin argjentinas që…
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2026/2027, ka filluar auditimin e performancës…
Ysni IsmailiYsni Ismaili u konsiderua prurja e re e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e nëntorit, atë me Finlandën dhe…
Blackpool ka shkarkuar trajnerin Ian Evatt në ditëlindjen e tij të 45-të, vetëm disa orë pasi e uruan atë në…