showbiz

“Kam frikë…”, Capital T tregon pse është kaq diskret për jetën e tij personale

Capital T, pavarësisht kuriozitetit të fansave, gjithnjë ka qenë i rezervuar për të folur dhe për të treguar rreth jetës së tij private.

I ftuar në shtëpinë e “Top Albania Radio”, në emisionin “A Live Night”, këngëtari u ndal te jeta personale, ku shpjegoi se përse nuk do të ndajë me publikun e gjerë historitë personale.

Me njerëzit që nuk kam konfidenca, unë nuk e shfaq tërësisht veten time, rrëfen artisti.

“Mendoj se si figurë publike ose si artist, me njerëz që nuk e kam konfidencën ose nuk e kam afërsinë, vendos një lloj barriere që nuk e lë ta shijoj 100% tim. Ky është ndryshimi i vetëm kurse ne jetën e përditshme me njerëz që ka raporte familjare, shoqëri, jam shumë më ndryshe, shumë i hapur, shumë më i afërt, tregoj disa pjesë të mia që nuk i tregoj me të gjithë.

Ndërsa sa i përket pjesës së karakterit, personalitetit, jam njësoj dhe si njeri dhe si artist. Nuk ka preferuar asnjëherë të përdor strategji të ndryshme, role të ndryshme për të arritur në një pikë të caktuar në karrierë. Kam pasur qejf që me punë të arrij aty ku dua të arrij, jo me skandale apo me ndonjë rol, siç ka artistë kudo në botë që ndërtojnë një karakter dhe e prezantojnë para publikut”.

Duke folur për jetën sentimentale, Capital T thekson se “ca gjëra private, duhet të mbeten private”.

“Përafërisht jam i njëjtë, edhe në jetë publike, dhe në atë private. Jetën private kam qejf ta mbaj private. Mendoj që gjërat më të mira duhet t’i mbash për vete. Lidhja është diçka shumë personale, përdor shumë elementë të ndryshëm që ndoshta nuk shfaqen në raporte të tjera. Nuk kam dashur ta shfaq pikërisht nga frika se do të shkatërrohet diçka mirë, për shkak se e di si funksionon mentaliteti jonë dhe si është rrethi, por po ashtu mos t’ia cenoj privatësinë personit tjetër që kam në krah sepse ndoshta s’ka qejf. S’do të thotë se të gjithë personat me të cilët kam pasur marrëdhënie kanë qenë figura publike”./tch

të fundit

“Thanë që Grida donte Shabanin për Avokat Populli”/ Salianji: Unë me Balliun nuk pi as kafe, jo më ti kërkoj firmën

Ervin Salianji, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka reaguar për akuzat se ishte ai që ka…

16 minutes ago

“Topi i Artë 2025” / Kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet “Lojtari i Vitit i Kombëtares”

Për të dytin vit radhazi, në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë”, ku një hapësirë e veçantë i kushtohet Kombëtares shqiptare,…

35 minutes ago

“Nëse ka mundësi për diçka, ai bën maksimumin”, Jul Deda flet pas deklaratave të Bes Kallakut

Aktori i njohur Jul Deda ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale pas deklaratave emocionale të Bes Kallakut. Në një…

36 minutes ago

Bekim Balaj nderohet me “Këpucën e Artë” në prezencën e legjendës Esteban Cambiasso: Vioresin Sinani idhull për mua, pres të bëhem baba

Sulmuesi i Vllaznisë Bekim Balaj u nderua në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, si “Këpuca e Artë” për edicionin…

48 minutes ago

Zjarr në një apartament në Gjirokastër, flakët shkrumbojnë shtëpinë

Një apartamet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen Granice të Gjirokastrës. Zjarri ka rënë në katin e…

2 hours ago

Emocione dhe tensione në Big Brother VIP Kosova, Edi përballet me deklaratën e Dolces

Mbrëmja e sotme në shtëpinë e Big Brother pritet të jetë e mbushur me përplasje dhe emocione të forta. Produksioni…

2 hours ago