showbiz

“Kam dashur që të më njohin zemrën” Roza Lati zbulon arsyen se pse vendosi të hapte zemrën e saj për abortin!

Ditën e sotme ish-banorja e “Big Brother” Roza Lati ka qenë e ftuar në “Big Brother Vip Fan Club”. Moderatorja e njohur përfundoi rrugëtimin e saj mbrëmë pas një nominimi përballë Françeskës, Heidit dhe Erjolës.

Roza ka treguar më shumë detaje nga eksperienca e saj në shtëpinë më të famshme dhe jo vetëm kaq…

Të lidhura

None found

Pas ndarjes së historive edhe mjaft personale të saj, për të dhënë një mesazh për të gjitha vajzat, kujtojmë këtu rrëfimin për abortin. Çfarë i ka mësuar Roza Latit fakti që ka ndarë emocionet personale dhe ka qenë pjesë e lojës?

“Thjesht kam dashur që të më njohin zemrën, të më njohin si jam unë Roza e vërtetë siç më njohin miqtë e mi të jashtëm. Të jesh vajzë ekrani mbi të gjitha karakter rebel si puna ime, na kanë përndjekur paragjykimmet pa na njohur mirë. Aq sa më kanë drejtësi moderatorja që flet troç, moderatorja rebele aq më kanë gjykuar edhe për gocë arrogante, menefregiste ndërkohë që unë kam një shpirt shumë të butë dhe jam shumë e dashur. Jam e ndjeshme dhe e ndërgjegjshme. Doja të më njihnin anën tjetër”, tha Roza.

“Më erdhi ftesa për Big Brother në vitin tim të zi dhe doja të njihnin këtë shpirtin tim të vrarë dhe vajzat që janë ndodhur në pozicionin tim të gjenin forcë nëpërmjet meje”, theksoi ajo.

Ndër të tjera shtoi se: “Çfarë të bën Big Brother. Unë e njoh veten time sepse njeriu e njeh veten në momentin më të vështirë dhe unë e njoha Rozën time 95% por më duhej një 5% që të ma nxirrte Vëllai i Madh.”/

të fundit

Yamal kryeson 25 talentet e futbollit botëror, Barcelona dhe PSG spikasin në renditje

Lamine Yamal vazhdon të konsiderohet talenti më i madh i futbollit botëror. Ylli i Barcelonës kryeson listën e 25 futbollistëve…

5 minutes ago

Gjykata e Apelit konfirmon Arben Taravarin në krye të Aleancës për Shqiptarët

Gjykata e Apelit në Gostivar ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore të Tetovës, duke njohur Arben Taravarin si kryetar legjitim…

7 minutes ago

Tensione në Kuvendin e Mitrovicës, PDK-ja paralajmëron kallëzim në polici pas përplasjes fizike

Një përplasje fizike ka ndodhur sot në korridorin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, mes asamblistit të PDK-së, Artan Berisha, dhe…

8 minutes ago

Nagavci: 41 milionë euro për pajisje mjekësore dhe zhvillimin e shëndetësisë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci  ka bërë të ditur se janë miratuar dy projektligje për ratifikimin e…

8 minutes ago

E akuzuar se shtirej si e prekur nga kanceri për më shumë se një dekadë, 34-vjeçarja dyshohet se përfitoi 200 mijë dollarë

Një grua 34-vjeçare në Maryland të Shteteve të Bashkuara akuzohet se mashtroi për më shumë se një dekadë familjarët, miqtë…

17 minutes ago

Video/ Erërat e fuqishme tronditin urën e varur në Kili, alpinisti rrezikon të përfundojë në humnerë

Një incident i tmerrshëm ndodhi në Parkun Kombëtar Torres del Paine të Kilit , kur një turist gjerman u përpoq…

17 minutes ago