Jared Kushner dhe bashkëshortja e tij, vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump së bashku me fëmijët e tyre vizituan jugun e Shqipërisë.
Edhe pse zgjodhën që vizita e tyre të qëndronte larg syrit të mediave, fotografi të Ivankës dhe Kushner qarkulluan në rrjet gjatë vizitës së tyre disa ditë përpara pjesëmarrjes në dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez.
None found
Pasi vizituan gjirin e Vlorës me mjet lundrues tip Jaht, ata hëngrën darkë në një restorant në Vlorë.
Ditën e sotme vetë Ivanka Trump ka postuar një fotoalbum me disa prej momenteve të muajit qershor ku nuk mungojnë as fotografitë nga vizita në Shqipëri.
“Mirupafshim qershor”, ka shkruar Trump krahas fotove.
Sigurisht që qëllimi i vizitës së tyre nuk ishte vetëm turistik, por edhe për të parë nga afër ishullin e Sazanit, ku do investojnë 1.4 miliardë euro, që synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh në 8 për qind të ishullit.
Ata kanë konsumuar darkën, kanë bërë foto në perëndimin e diellit në sfond dhe janë larguar sërish me mjet lundrues drejt Venecias ku mbahej dasma madhështore e Jeff Bezos.
Dardan Berisha ka vazhduar karrierën aty ku e la sezonin e shkuar, te KB Peja. Klubi i basketbollit, Peja, të…
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me homologun e tij izraelit, Moshe Zuares.…
Gazetari turk, Bilal Kures, ka mbetur i impresionuar nga goli që sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, shënoi në fitoren 2…
Kombëtarja e Kosovës po përjeton një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së saj sa i përket afrimit të…
Lufta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po shkakton pasoja të rënda jo vetëm në rajon, por edhe në mjedis.…
Moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm gjatë fundjavës në të gjithë qytetet e vendit, me vranësira dhe reshje…