Categories: showbiz

Ka qenë në lidhje paralele? Kledi sqaron publikisht marrëdhënien para 10 vitesh me Kristina Baki (FOTO LAJM)

Kledi ka qenë në qendër të vëmendjes pas situatës së ndërlikuar që u krijua. Ndonëse kishte një marrëdhënia disavjeçare, Kledi u përfshi në një “trekëndësh” me Arjolën dhe Beatrix që u diskutua shumë në rrjet. Edhe pas daljes së modelit nga shtëpia e “Big Brother” ka shumë kuriozitet lidhur me vijimin e lidhjes së tij, për të cilën Kledi është shprehur i paqartë.

Sot, Kledi ishte i ftuar në emisionin “Live from Tirana” në “Top Albania Radio”, ku ka folur rreth shumë të pathënave.

Para se të niste rrugëtimin e tij në këtë format u tha se Kledi dhe Arbana njiheshin që të vegjël me njëri-tjetrin. Kledi sqaroi nga klasa e pestë deri ne të tetë kanë qenë në një klasë dhe në një bankë. Sipas tij, Arbana ka qenë ajo që e ka zgjedhur që të jetë pjesë e kastit.

Gjithashtu, në media është shkruar edhe për një marrëdhënie romantike të Kledit me modelen e njohur, Kristina Baki. I pyetur nga Jonida Aliçkolli se sa të vërteta janë këto lajme, Kledi tha:

Nuk kam qenë në një lidhje me asnjë modele shqiptare në momentin që kam qenë me partneren time. Historia me Kristina Bakin ka mbi 10 vite. Ajo ka qenë shoqja e ngushtë e Adrolës. Adrola ka qenë e martuar me djalin e dajës tim. Unë kam pasur bashkëpunime me agjenci të huaja dhe gjithmonë jam munduar të ndihmoj shqiptarët. Kur kam punuar bashkë me të, kemi pas një sfilatë dhe disa ‘photoshooting’ dhe jam ndjerë krenarë sepse njerëzit thonin: ‘Wow sa të bukura janë’. Adrola më ka lënë pa fjalë. Marrëdhënia ime ka qenë vetëm bashkëpunim. Kristina dhe Adrola janë njerëz të mrekullueshëm si nga puna edhe nga karakteri. Jam ndjerë i lumtur me to.

Sigurisht, nuk mund të mungonin pyetjet rreth të dashurës së tij, të cilës Kledi i dërgoi edhe një mesazh publikisht. “Të dua!”- i tha ai në gjuhën gjermane.

Komunikimi ka qenë shumë pozitiv sepse ajo e dinte që para se të hyja që do futesha në një lojë psikologjike dhe mund të ndodhnin shumë gjëra. Çdo gjë që ndodh në atë shtëpi mbetet në atë shtëpi. Gjërat do të merren më me detaje kur të kthehem në Austri. Unë nuk mund të ha me dy lugë.

Cili ka qenë pengu më i madh i Kledit në lidhje me Arjolën dhe Beatrix-in? Modeli tha se Arjola meritonte më shumë nga ai pasi e ka bërë të ndihet shumë mirë në shumë situata. Ai tha se është një njeri i pazëvendësueshëm dhe e konsideroi një njeri kristal. Në fund, Kledi u shpreh se këtë “Big Brother” do donte ta fitonte Arjola ose Donaldi.

 

të fundit

Vuçiç takohet me Putinin në Pekin: Bashkëpunimi në nivelin më të lartë me Moskën në të gjitha fushat është shumë i rëndësishëm për Beogradin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, se për Beogradin është shumë i rëndësishëm…

10 minutes ago

“Kështu u zgjua vajza e ditëlindjes”/ Mahnit moderatorja shqiptare, vilë luksoze e mbuluar me trëndafila

Luana Vjollca feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të lindjes, Luana është zgjuar mes një surprize magjepëse: e gjithë…

18 minutes ago

Anna Wintour i jep fund heshtjes, ja kush do ta zëvendësojë në drejtimin e prestigjozes “Vogue”

Pas disa muajsh spekulimesh të shumta se kush do të zëvendësojë kryeredaktoren e revistës më të madhe të modës Vogue,…

41 minutes ago

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Luksemburg, mes viktimave 3 shqiptarë nga Kosova

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të ditën e djeshme pasdite në Luksemburg (1 shtator), duke rezultuar fatal për…

1 hour ago

VIDEO/ FSHF promovon zëvendësuesin e Bajramit, i cili braktisi Shqipërinë për Zvicrën

Adrian Bajrami braktisi Shqipërinë për Zvicrën. Ky ishte lajmi i bujshëm dje, për 23-vjeçarin që është i huazuar te Lucerni…

1 hour ago

Shkarkimi i ten Hag ka lënë pa fjalë komisarin teknik të Holandës

Shkarkimi i Erik ten Hag nga detyra e trajnerit në Leverkusen nuk është pritur mirë në Holandë. Ky vendim i…

1 hour ago