Ndonëse prej muajsh Për’puthen ka mbyllur sezonin e dytë, ish-konkurrentët e programit vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes pasi kurioziteti se çfarë ndodh me jetën e tyre private është i madh. Kështu, shpesh ata realizojnë intervista virtuale me ndjekësit e tyre në Instastory ku iu përgjigjen pyetjeve të ndryshme, siç ka bërë Jasmina së fundmi. Ndër të tjera ajo është pyetur nëse ka qenë e fejuar para Për’puthen. “A është e vërtetë që ke qenë njëherë e fejuar pasi në Dibër flasin shumë për ty’’, shkruante në mesazhin e ndjekësit, të cilit Jasmina iu përgjigj duke mohuar një gjë të tillë. “Unë në Dibër nuk kam qenë që 3 vjeç, kur u fejova? Pasi hyra në ‘’Për’puthen’’ se para kësaj as nuk më njihnin. Ah njerëzit e shkretë i zgjidhën gjithë hallet e tyre kaluan tek të mijat”, shkruan Jasmina.
None found
Kujtojmë se Jasmina doli me Andin nga programi por ata i dhanë fund lidhjes pas pak ditësh. Ndarja e tyre ishte e bujshme me deklarata dhe akuza të forta ndaj njëri-tjetrit. Asokohe, shkak u duk se u bë xhelozia e Jasminës për marrëdhënien e Andit me këngëtaren Diona Fona, me të cilën ai bashkëpunoi për një klip. Pak kohë më parë Jasmina la të kuptohet se ka nisur një lidhje tjetër por nuk ka treguar ende detaje.
Media italiane “Il Fatto Quotidiano” i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Tiranë, ku studentët edhe sot…
Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Në…
Gjatë protestës para Kryeministrisë, një prej të rinjve të pranishëm ka bërë thirrje për një mobilizim të gjerë më 28…
13 persona të moshës 18 deri në 46 vjeç janë arrestuar brenda dy ditësh në Shkup, Prilep, Demir Kapi, Bogovinë…
Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Në…
McLaren ka lënë të kuptohet për supermakinën e ardhshme përmes një statuje gjigante të vendosur në Covent Garden të Londrës.…