showbiz

“Ka punuar pastruese”, Elton Ilirjani rrëfen fillimet e Julias në SHBA

Elton Ilirjani ka treguar në E Diell se sa shumë dashuri ka për kushërirën e tij Julian, e cila është një nga banoret e BBV3. Eltoni tregon se marrëdhënia me të u bë më e ngushtë në Amerikë dhe tashmë ajo është drejtuesja e tij artistike.

Ai tregon se Julia ka pasur një jetë shumë të vështirë, u detyrua të largohej nga Shqipëria për shkak të bullizimit që vajza e saj përjetoi kur ishte 13 vjeç dhe se ka punuar në Amerikë edhe si pastruese, vetëm për t’i siguruar një jetë sa më të mirë të bijës.

Elton Ilirjani: Ne kalojmë shumë mirë bashkë në Amerikë, është drejtuesja artistike e imja, e shfaqjeve të mia, ajo është shumë modeste, nuk e thotë, ka zgjedhur të mos ta thotë, por ajo është e regjistruar në javët zyrtare të modës si drejtuese artistike e imazhit tim. Ajo është mbi ata që bëjnë make-up. Ajo e do aq shumë Shqipërinë, sa më la mua në mes të Parisit, me javën e modës së Parisit dhe Milanos dhe me filmin dokumentar të modës dhe zgjodhi “Big Brother VIP”. U mërzita , kam qenë kundër, e ka thënë edhe vetë, por ajo e ka bërë këtë gjë për dy arsye, e para se ajo e do shumë Shqipërinë, është fanse deri në çmendur për Shqipërinë, ajo nuk e shikon dot fare New York-un, për të është fare inekzisten kur vjen fjala tek Shqipëria. E dyta është sepse ajo do që t’i jepet fund bullizmit, e ka personale, kur e thotë, e ka vërtet sepse ajo ka ikur nga Tirana e detyruar, u bullizua vajza e saj dhe ajo nuk dilte dot nga shtëpia. Si një nënë e vetme, mori përsipër rrugën e Amerikës, nuk më telefonoi kur kishte nevojë nga ana financiare. Julia ka bërë punë shumë të vështira, ka arritur sa ka bërë edhe pastruesen në hotel për të mbajtur atë vajzë. Unë me të jemi ngritur bashkë dhe e dua shumë. Uroj që të japë më të mirën e vetes dhe të ndihmojë shumë gra shqiptare sepse është një personazh që duhet ta shohin me vëmendje.

të fundit

Haaland synon La Ligën, Real Madridi dhe Barcelona në garë për të ardhmen e tij

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka shprehur dëshirën që në të ardhmen të luajë në kampionatin spanjoll, duke i…

4 minutes ago

Përplasja tragjike e trenave në Spanjë, 39 të vdekur: Hetuesit shqyrtojnë shkakun e aksidentit

Të paktën 39 persona humbën jetën nga përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë pranë Adamuzit, në provincën e…

4 minutes ago

Wall Street Journal: SHBA-ja u kërkon vendeve arabe të përgatiten për sulm ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit

Shtetet e Bashkuara u kanë thënë disa vendeve arabe të Gjirit të jenë të përgatitura për një sulm të rëndë…

4 minutes ago

Erion Veliaj transferohet në paraburgimin e Fierit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve…

7 minutes ago

Mbi 7.8 tonë kanabis mjekësor të paregjistruar, kallëzim penal ndaj një kompanie në Novo Sellë

SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik nga fshati Borisovë, komuna e Novo Sellës dhe kundër V.K. nga…

12 minutes ago

Mesazhi i fortë i profesor Lush Susajt: Atë ditë që nuk do jem në protestë, diheni se kam vdekur, ata pedagogë që nuk dalin hanë sufllaqen e partisë

Profesor Lush Susaj, i cili del çdo ditë në protestë në krah të studenteve ka deklaruar se fitorja e tyre…

18 minutes ago