Categories: showbiz

I vunë në lojë shëndetin, Aurela Gaçe reagon e revoltuar

Aurela Gaçe bëri para dy vitesh një postim ku bëri thirrje për të gjitha gratë të bënin kontrolle të vazhdueshme të gjirit. Mirëpo krejt papritur, shumë portale i janë rikthyer këtij postimi duke deformuar dhe nxjerrë nga konteksti mesazhin e saj dhe thënë se artistja kishte probleme shëndetësore.

Së fundmi, ajo ka reaguar e revoltuar dhe e indinjuar me titujt e portaleve, të cilët sipas saj bëjnë lajmin për të gjeneruar disa klikime.

Të lidhura

None found

Postimi i plotë:

“Deri ku mund të shkojë “gatimi” i një titulli ?

Në 2018,kam bërë një postim ku u kam bërë thirrje grave e nënave të bëjnë kontrrollet e gjirit, e kete e kam bere duke treguar edhe që edhe une bej kontrrollet,se kam frikërat e.mija si secili nga ne, se kam familje, se dua te jetoj si te gjithe, e të qënurit kengetare nuk me jep asnjë imunitet mbrojteje nga sëmundjet që mund të kapë secilin në planet.

Tani, ky lajm,përseritet ,në 2021, duke e bërë titullin ,fiks kështu sic e shikoni, që te gjeneroje disa klikime në portalet e ketyre që arrijne e luajnë edhe deri me shëndetin.

Me morën miq ne telefon. Më pyesnin nëse isha mirë.
S’po e kuptoja. Pastaj me derguan shkrimet .
E lashe te shkonte. Nderkohe miq, qoftë edhe njerëz dashamirës më ndalojne ne.rrugë e më shprehin keqardhjen për lajmin e lexuar,sepse sigurisht, automatikisht, lexojne titullin mendojne të keqen.

Jam e indinjuar.

Keto portale nuk e bëjnë lajmin sot në 2021 për te ndihmuar gratë ( ashtu sic ishte edhe qëllimi im) ,por.për të gjeneruar vetëm disa klikime.

Bravo.

Thonë që në këto raste, të shtohet jeta.

Moralin ku e keni? Si mund te manipuloni edhe me lajme për shendetin?

Ptujjjjj”

të fundit

Studentja Emi Meçani: Kërkojmë dorëheqjen e Edi Ramës dhe zgjedhje të parakohshme me Kod të ri Zgjedhor

E ftuar në një lidhje live në “Tonight” me Mirela Milorin ishte studentja Emi Meçani, e cila tha se kërkesa…

25 seconds ago

Tensione në protestën në Tiranë, të rinjtë zmbrapsin autobotin dhe vendosin barrikada, gaz lotsjellës nga tarraca

Protesta kundër qeverisë vijon mes tensioneve të larta në Tiranë. Të rinjtë dhe studentët kanë zmbrapsur autobotin e ujit dhe…

4 minutes ago

Teuta synon pikët e plota ndaj Dinamos, durrsakët gati për sfidën në “Elbasan Arena

TeutaTeuta ka mbyllur mbrëmjen e sotme stërvitjen e fundit në “Niko Dovana” dhe pritet të udhëtojë me përqëndrimin maksimal në…

6 minutes ago

Dua të kërkoj falje”, Lisandro Martinez zbut qëndrimin pas bisedës me drejtuesit e Man Unitedit

Lisandro Martinez ka kërkuar falje për deklaratat e tij pas humbjes së Manchester Unitedit ndaj Atletico Madridit, kur kritikoi drejtuesit…

6 minutes ago

Mourinho kërkon më shumë alternativa në sulmin e Real Madridit

Jose Mourinho kërkon që Real Madridi të bëhet më i paparashikueshëm në sulm, pavarësisht se skuadra ka arritur shifrën e…

7 minutes ago

Gashi dhe Kurtulmuş dakord për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në kuadër të konferencës në Romë, ka zhvilluar një takim me…

9 minutes ago