Sharon Stone është ankuar në intervistën e fundit për “InStyle” duke zbuluar se në çdo tavolinë, edhe kur ka 15 veta të ftuar, ajo është personi që paguan.
“Dal për darkë, me 15 persona në tavolinë dhe kush e merr faturën? Sigurisht unë. Dhe paguaj mbi 3000 dollarë gjithmonë, sa herë shkoj në një restorant”, u shpreh aktorja.
None found
“Është shumë e shtrenjtë të jesh i famshëm”, vazhdoi 65-vjeçarja më tej.
Stone ka pranuar se shumë nga shpenzimet e saj të shpeshta, përfshijnë blerjet e shtëpive të reja, pagesa për stafin e sigurisë, publicistin, grimierët dhe menaxherët.
Edhe pse pasuria e saj i kalon 40 milionë dollarët dhe vazhdon të rritet, Sharon mendon se jeta e saj është shumë e shtrenjtë.
Por kur vjen puna për të ecur para me karrierën, Sharon Stone nuk kursehet aspak. Për të mbështetur këtë fakt, vetë aktorja ka zbuluar në 2021-shin se ka hequr dorë nga 1/3 e pagesës së saj për filmin e xhiruar në 1995-ën “The Quick and the Dead”, vetëm që Leonardo DiCaprio të bëhej pjesë e atij filmi.
“Unë nuk doja të isha pjesë e një filmi të kotë dhe Leonardo ishte një super yll. Ai mbushi 18 vjeç në setin e filmit dhe unë doja të ishte djali im në film”, ka rrëfyer aktorja.
Sipas detajeve që ka zbuluar, pagesa e saj fillestare për të qenë protagoniste në filmin në fjalë të publikuar në 1995-ën ka qenë 3 milionë dollarë. Ajo hoqi dorë nga shuma prej 1 milion dollarësh vetëm që DiCaprio të luante në film.
Komunikimi me anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Lalëz është bërë i pamundur gjatë momentit që kryeministri Edi…
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e…
Duke filluar nga nesër, 15 nëntor, automjetet që marrin pjesë në trafikun publik në rrugë duhet të kenë pajisje dimërore…
Ernest Muçi ka zbuluar ëndrrën e tij më të madhe [...]Read More...
Liga e Kombeve vazhdon sot me një program të pasur ndeshjesh, ku në fushë do të zbresin disa prej përfaqësueseve…
Përzgjedhësi gjerman i Kosovës, Franco Foda pritet t’i besojë skemës 3-4-3 në përballjen e sotme (e shtunë) ndaj Izraelit në…