Prof. Dr. Vjosa Sadriu Hamiti, profesore e gjuhës gjermane në Kosovë dhe mike e afërt e presidentes së re, foli ekskluzivisht në emisionin “Ftesë në 5” për Justina Shiroka Pulën.
Ajo e cilësoi presidenten si një grua të përkushtuar ndaj punës, botës akademike dhe artit. Sipas saj, emri i Justines u shfaq papritur, ndërsa zgjedhja e saj përcjell një mesazh të fortë: postet më të larta shtetërore mund të arrihen përmes punës së palodhur dhe përkushtimit.
None found
Sadriu Hamiti tha se Justina Shiroka Pula vjen nga një profil i veçantë, i formuar nëpërmjet karrierës akademike dhe kërkimeve shkencore, si dhe veprave të saj të botuara.
“Emri i saj u bë i ditur në mënyrë të befasishme. Për mua, ai përfaqëson unitetin dhe punën e pandërprerë. Justina ka një formim krejt tjetër, të ndërtuar mbi akademinë, kërkimet dhe librat e saj. Për ne ishte një gëzim i madh, sepse ajo dëshmon se me punë serioze mund të arrihen edhe nivelet më të larta të institucioneve shtetërore”, u shpreh ajo.
Mikeshë e presidentes së re, ajo tregoi gjithashtu se Justina ka një familje të qëndrueshme dhe të shëndetshme. Ajo ka 4 fëmijë: një vajzë, një djalë dhe dy djem binjakë. Gjatë tre viteve që kanë qenë komshinj, ato kanë ndarë edhe përvojën e përbashkët të të qenit nëna të binjakëve. Sipas saj, Justina i ka dhënë këshilla të shumta për mënyrën se si duhet të sillej si nënë e re, veçanërisht në përkujdesjen ndaj binjakëve.
Prof. Dr. Vjosa Sadriu Hamiti e përshkroi atë si një personalitet të njohur në Kosovë dhe në akademinë shkencore në Shqipëri. Ajo theksoi se babai i Justines ka qenë artist dhe se të dyja ndajnë dashurinë për artin.
Sipas saj, një tjetër veçori e presidentes është pasioni për koleksionimin e veprave artistike. Justina është veçanërisht e apasionuar pas artit pamor, pikturës dhe skulpturës, ndërsa në shtëpinë e saj gjenden piktura të të gjithë piktorëve shqiptarë. “Ajo është artdashëse. Këtë pasion e ka marrë nga familja dhe na e ka përcjellë edhe neve si mike të saj”, tha ajo.
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar i ka bërë thirrje shumicës parlamentare të Partisë Socialiste që të tërheqë projektin për reformën administrativo-territoriale,…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, i ka përcjellë urimet e saj prof. dr. Justina Shiroka-Pulës me rastin e…
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se ndihet “thellësisht e shqetësuar” për…
Mirlind Daku dhe Ernest MuçiShqipëria mori fitoren e vuajtur 2–1 kundër San Marinos, ndërsa goli i fitores u shënua vetëm…
Mikel Arteta ishte zgjedhja e parë e kandidatit për president të Real Madridit, Enrique Riquelme, për postin e trajnerit të…
Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka dalë në mbrojtje të ish-bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldo, pas një artikulli kritik…