Categories: showbiz

Justin i bërtiti Hailey-t në public? Si qëndron e vërteta e videos të bujshme (VIDEO)

Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey janë vënë në qëndër të vëmendjes për shkak të një videoje të bërë virale së fundmi në rrjete sociale.

Këto imazhe u realizuan teksa këngëtari 26-vjeçar shkëmbente fjalë dhe gjeste me modelen teksa po dilnin nga një koncert në Las Vegas, ku në pamje të parë dukej mjaft i nervozuar.

Për pasojë, rrjeti e ka kryqëzuar Bieber për mënyrën e vrazhdë që i flet Hailey-t. Nga ana tjetër disa fansa që kanë qenë dëshmitarë në ato momente i kanë në mbrojtje këngëtarit.

“Ai nuk po bërtiste dhe ne ishim atje, dëshmitar të asaj çfarë ndodhi. Ai ishte gjithë adrenalinë”, shkroi një fan.

“Ai ishte në adrenalinë nga performanca. Ai nuk ishte i zemëruar me Hailey-n dhe nuk po i bërtiste asaj. E urrej faktin që ai del gjithmonë si njeri i keq kur nuk është aspak i tillë”, shkruan disa të tjerë.

Kujtojmë se dyshja u kurorëzuan me martesë në vitin 2018-të. Asokohe të dy ata ishin shumë të rinj në moshë për të marrë një vendim aq të madh për jetën, ndaj u komentuan gjerë e gjatë për këtë fakt.

Më herët, Hailey ju është përgjigjur të gjithë skeptikëve për martesën e tyre në moshë të hershme dhe ka treguar se çfarë i shtyu të dy të shkonin drejt celebrimit. Kur vendosën të martoheshin Hailey ishte vetëm 21 vjeçe, ndërsa Justin 24.

“Ne ishim shokë shumë përpara se historia të bëhej romantike. E dinim se kishim diçka që na lidhte dhe për atë çfarë donim për të ardhmen tonë. Flisnim shpesh për vendimin e martesës në moshë të re. Diskutonim dhe donim një familje të madhe në moshë të vogël. I dinim këto gjëra pa ditur ende se donim të ishim me njëri-tjetrin. U martova kur isha vetëm 21 vjeç, 2 muaj para se të bëhesh 22 që është një moshë çmendurisht e re për diçka të tillë. Duket qesharake kur e thua me zë të lartë, por për mua dhe Justin tingëllon ndryshe”, ka thënë ajo.

të fundit

Zbardhen detaje nga vrasja e biznesmenit Italian në Tepelenë/ Autori krimit nip i Gramoz Ruçit dhe mik i Tërmet Peçit (EMRI)

Shoferi i biznesmenit italian Edoardo Sarchi, i cili u vra pas mesnate në Salari të Tepelenës, ka dëshmuar se Gazmend…

5 minutes ago

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani me urdhër të Emiliano Shullazit, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari i kërkuar nga GJKKO (EMRI)

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, pas një operacioni të finalizuar nga…

22 minutes ago

Falsifikonte viza hyrëse për në Shqipëri dhe i shiste për 1000 euro, arrestohet në Tiranë 22-vjeçari

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, ka finalizuar me sukses operacionin policor të…

31 minutes ago

Humbi jetën në një aksident tragjik, vëllai i Gjestit përcillet sot për në banesën e fundit

Me zemër të thyer, familjarë, miq dhe të afërm, do t’i japin këtë të shtunë, lamtumirën Elidion Kelmendit, vëllait të…

41 minutes ago

Vrasja e Klevis Lleshit, dy të arrestuarit Sabah Nuzi dhe Samet Loka dalin sot para GJKKO

Këtë të shtunë në orën 10:00, do të dalin para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO),…

1 hour ago

Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar, Kushtetuesja duhet të respektohet

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, paralajmëron se zvarritja e ngërçit politik…

1 hour ago