Aktori Justin Baldoni ka debutuar një model të ri flokësh, duke i shkurtuar ato dhe rruar anët, në një moment të vështirë të jetës së tij personale dhe profesionale.
Baldoni, 41 vjeç, ndodhet në një betejë të tensionuar ligjore me ish-kostaren e tij Blake Lively, e cila e paditi për ngacmim seksual në dhjetor. Ai u kundërpërgjigj me një padi për shpifje prej 400 milionë dollarësh ndaj Lively-t, bashkëshortit të saj Ryan Reynolds dhe publicistit të saj, ndërsa paditi edhe New York Times për raportimet mbi çështjen.
Së fundmi, Reynolds ka kërkuar përjashtimin nga padia, ndërsa burime pranë Baldonit thonë se ekipi i tij ligjor po shqyrton përfshirjen e mundshme të Disney-t në atë që ai e quan një fushatë shpifjeje kundër tij.
Pavarësisht suksesit të filmit të tij me Lively, It Ends With Us, aktori ka pranuar se ka përjetuar ankth të madh që nga publikimi i tij. Beteja ligjore mes dy ish-bashkëpunëtorëve mbetet një nga temat më të diskutuara në Hollywood.
Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët…
Që nga e premtja e kaluar deri më sot, gjashtë persona kanë humbur jetën në Italinë Jugore, për shkak të…
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të Fushë-Arrëzit. Mësohet se një makinë pasi ka humbur kontrollin është…
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në fshatin Risili dhe i…
Pas masakrave të vazhdueshme ndaj civilëve të uritur, ministrat e jashtëm të 28 vendeve, nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku…
Ish-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet"…