Që prej daljes nga Big Brother, le të themi që Einxhel Shkira ka qenë më shumë se kurrë në vëmendjen e mediave, fillimisht për marrëdhënien me Dagz post-program dhe sidomos për shkak të shtatzënisë. Kujtojmë që lajmet për pritjen e ëmbël të moderatores nisën javë para se ajo ta konfirmonteë lajmin, ndërsa Einxhel foli më shumë se njëherë kundra artikujve që bëheshin në atë kohë.
Megjithatë, edhe tani kur pritja e ëmbël është konfirmuar dhe Einxhel e Dagz po shijojnë ditët e tyre në pritje të fëmijës së parë, duket se disa media nuk kanë ndërmend të ndalojnë me artikujt (jo fort pozitivë) për ish-banoren e Big Brother, aq sa e kanë detyruar sërish të reagojë.
None found
Kështu, bashkangjitur me një artikull ku shkruhet për peshën që Einxhel ka marrë gjatë kësaj kohe, ajo thotë se kishte vendosur të qëndronte qetë, por duket se nuk do ta lënë, pa ditur çfarë është qytetaria dhe profesionalizmi. Ajo kujton të gjitha detajet që mediat kanë kapur për barkun e rrumbullakosur deri pak kohë më parë, ndërsa tani që po del lirshëm po e gjykojnë për “shëndoshjen”. Në fund ajo flet edhe për degradimin e gazetarisë dhe të misionit të saj.
René Higuita nuk ishte një portier i zakonshëm. Ai ishte një prej figurave më të pazakonta që ka parë futbolli,…
Deivid HoxhaI ardhur në merkaton e verës te skuadra e Egnatias prej Panetolikos-it nga Superliga greke, talenti shqiptar Deivid Hoxha…
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, i është kundërpërgjigjur Jose Mourinhos, i cili i sulmoi ashpër gjyqtarët pas humbjes 2-1…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur…
Tirana do të presë nesër Konferencën e 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European…