Categories: showbiz

“Ju s’doni familje, vetëm karrierë”, si iu përgjigj Greta Koçi ndjekëses (FOTO LAJM)

Greta Koçi aktualisht ndodhet në Shqipëri për shkak të koncerteve që ka organizuar për të qenë sa më pranë fansave të saj këtë verë. Këngëtarja prej vitesh jeton mes Shqipërisë dhe Vienës.Mbrëmjen e djeshme, artistja gjeti pak kohë për ndjekësit e saj, të cilëve u dha mundësinë t’i drejtonin pyetje në Instastory. Kurioziteti ishte i madh për jetën private të Koçit e për më tepër, për krijim e një familjeje.

Një ndjekëse e pyeti “Një fëmijë apo dy?” dhe Greta iu përgjigj “Një është pak e dy janë shumë. Sa të ketë shkruar Zoti”, duke nënkuptuar se në të ardhmen e afërt e mendon veten nënë.

“Thonë se ju artistët s’doni familje, fëmijë, veç karrierë! Ç’ka është më mirë?”, e pyeti një tjetër ndjekës. Greta vendosi t’i sqarojë një herë e mirë të gjithë ata që mendojnë në të njëjtën mënyrë, duke shkruar:

“Kush e tha këtë?? Familja është e shenjtë dhe kjo nuk ka të bëjë fare me të qenit artist apo diçka tjetër. Kjo ka të bëjë me moralin, karakterin dhe me të pasurit trutë në vend. Më vjen keq që rinia sot influencohet nga disa personazhe showbizz-i që ashtu zgjedhin ta bëjnë jetën dhe i marrin për shembull. Komplet gabim. Nuk futen të gjithë në një thes! Artistët janë po ashtu njerëz me vlera dhe integritet që duan familjen dhe rregullin”.

Të shumtë janë ata që aludojnë se arsyeja e udhëtimeve të shpeshta të këngëtares në Austri është një partner. Megjithatë, Greta nuk ka folur publikisht për një lidhje romantike.

Pavarësisht kësaj, e pyetur nga ndjekësit se kë do të zgjidhte mes xhelozisë dhe tradhtisë, ajo shkroi shkurt e qartë “Asnjërën”.

të fundit

Vlorë/ Lirohet hapësira publike tek Uji i Ftohtë, procedohet penalisht administratori i subjektit

Strukturat e policisë së Vlorës liruan hapësirë publike tek Uji i Ftohtë në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi…

26 minutes ago

Zbardhet përplasja me armë zjarri në Greqi. Në pranga 12 shqiptarë e grekë. Sekuestrohen edhe…

Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar në Policinë Greke, hetoi një konflikt të armatosur që ndodhi në shtator 2024…

1 hour ago

Këta janë tradhëtarët e horoskopit, kini kujdes!

Jo të gjitha shenjat janë besnike… Disa dinë ta fshehin, të tjerat as që mundohen. Nëse zemra jote ka rrahur…

1 hour ago

Nisin aplikimet për në Universitet/ Maturantët me më shumë mundësi zgjedhjeje këtë vit

Nga data 10 korrik, maturantët do të kenë mundësinë të njihen me të gjitha programet e studimit që ofrohen këtë…

2 hours ago

VIDEO/ ‘Nami’ në Shkodër, asgjësohen 40 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 8 kryetarë fshatrash

Një sasi prej 40 621 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si kanabis është zbuluar dhe asgjësuar nga Policia e Shkodrës…

2 hours ago

Hysaj: Në kulmin e sezonit turistik, Durrësi përballet me mungesë uji dhe neglizhencë totale

Anëtarja e kryesisë së PD, Jola Hysaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar mungesën e ujit të pijshmëm…

3 hours ago