Një ndër këngëtaret me të komentuara dhe të përfolura në median rozë është padyshim Ronela Hajati.
Ditë më parë, artistja publikoi këngën më të re “Aventura”, të cilën kishim kohë që e prisnim. Ronela kishte gati 1 vit që e kishte paralajmëruar publikimin e saj, por kënga u shty për më vonë për shkak të pandemisë.
Ky projekt muzikor u prit shumë mirë nga fansat e këngëtares, të cilët shprehen të bindur se “Aventura” do i shoqërojë kudo gjatë kësaj vere.
Së fundmi, ajo ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor të titulluar “Alo”. Artistja ka zbuluar se kënga do të publikohet në datën 20 qershor dhe do të vijë në bashkëpunim me Vig Poppën.
“20 QERSHOR- “ALO”, do të publikohet kënga e katërt e albumit tim “Rron”. Vig Poppa shume kenaqesi te punosh me ty”, shkruan ajo.
Vetë Ronela ka bërë të ditur se në fak ky projekt muzikor do të jetë “pak fare” miksim i një kënge të vjetër.
Bëhet fjalë për “Alo alo Alo” të Luan Zhegut, që me siguri e kënduat me mendje teksa lexonit.
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ashpërsuar tonet ndaj Rusisë, duke i dhënë Moskës një afat të ri prej 10…
Pas një periudhe me temperatura të larta, moti ka ndryshuar ndjeshëm duke i lënë vendin reshjeve të dendura të shiut.…
Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë ishin në rritje vitin e kaluar, por ritmi ishte më i ngadaltë krahasuar…
Sot, më 29 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.7 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro, blihet me 96.7…
Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe…
Dashi Kjo ditë do të sjellë rikuperim të ndjeshëm për të lindurit e kësaj shenje, duke qenë më e mirë…