Joz Marku ka tërhequr vëmendjen e publikut me rikthimin e tij në Big Brother VIP Albania. Që në momentin e parë, ai nisi përplasjen me Rozana Radin, me të cilën pati debate të forta para eliminimit të tij.
Gjatë një bisede, Rozana e pyeti me një ton tendencioz: “Si i kishe të shtëpisë jashtë?”. Jozi iu përgjigj shkurt: “Mirë, por situatë alarmante jashtë”, duke lënë të kuptohet se diçka ka ndodhur mes tij dhe të afërmve të Rozanës.
Kjo deklaratë e vuri këngëtaren në dyshime, duke i kërkuar me ngulm një sqarim. Megjithatë, Jozi u shpreh se nuk mund të flasë për këtë çështje, pasi e ka të ndaluar nga rregullat e formatit. Ai shtoi se do të konsultohej me Vëllain e Madh për të parë nëse i lejohet të japë më shumë detaje.
E revoltuar nga përgjigjet e paqarta, Rozana shkoi menjëherë në Dhomën e Rrëfimit, duke kërkuar një shpjegim mbi situatën. Nuk dihet nëse Rozana e ka marrë informacionin që e kërkoi nga Jozi.
Një operacion i madh ndërkombëtar antidrogë, ka çuar në lëshimin e 52 urdhër-arresteve, si rezultat i bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare…
Në kuadër të operacionit “Ura”, janë sekuestruar në Itali dhe Shqipëri asete me vlerë miliona dollarë. Autoritetet gjyqësore kanë urdhëruar…
Këtë të mërkurë, kreu i SPAK, Altin Dumani, ka dhënë detaje nga operacioni i përbashkët me autoritetet italiane, ku u…
Me një deklaratë publike, Hailey Bieber vendosi t’i japë fund thashethemeve për një krizë në martesën e saj me Justin…
Grupi i mirënjohur ‘Elita 5’ me këngën “Natën e mirë” ka fituar edicionin e 22-të të spektaklit “Netët e Klipit…
Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Kiara Tito, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe”…