showbiz

Jozi debaton me Laertin për Valbonën: Me kë mendon se luan ti

Në shtëpinë e Big Brother, një zarf i bardhë solli një lajm ‘surprizë’ për Laertin, që erdhi si avantazh nga “Vëllai i Madh”.

Ky shpërblim ishte një mundësi për të kaluar një darkë me një prej banorëve, pas suksesit të tij në sfidën e tregimit të historive absurde. Laerti zgjodhi ta kalonte këtë moment të veçantë me Valbonën, pikërisht ditën e ditëlindjes së saj.

Të lidhura

None found

or, përkundër përpjekjeve të tij, Valbona e refuzoi kërkesën e Laertit, duke i shpjeguar se arsyet janë të njohura. Ajo theksoi se në momentin e parë që Laerti kishte përmendur emrin e saj, ajo kishte qenë shumë e lumtur, por sjelljet e tij gjatë ditëve të fundit kishin ndryshuar dhe tashmë nuk ishin të duhura e nuk ndihej e lumtur.

Laerti, i dëshpëruar, e vazhdoi përpjekjen për të ndryshuar mendimin e Valbonës, duke i dhuruar trendafila dhe duke theksuar se nuk kishte askënd tjetër që do të dëshironte të kalonte këtë darkë. Megjithatë, Valbona mbeti e palëkundur në vendimin e saj dhe i shpjegoi se veprimet e Laertit gjatë ditës nuk ishin në përputhje me fjalët e tij. Sipas saj, trendafilat dhe droni që kishte marrë nuk ishin një gjest i tij.

Përfundimisht, Laerti mbeti i zhgënjyer nga përgjigjja e Valbonës dhe vendosi që darkën ta kalonte i vetëm, me “alter egon” e tij, siç preferoi ta quante.

Pasi mbaroi darkën i vetëm, kur u kthye tek banorët, pti një debat me Jozin për Valbonën.

“Ke një muaj që luan me këtë vajzë”, i tha Jozi, teksa Laerti u shpreh se këngëtari e ka gabim.

Tags: Jozilaerti

të fundit

Molotov në drejtim të kryeministrisë, Policia hedh ujë me presion ndaj protestuesve

Tensionet gjatë protestës janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të godinës qeveritare. Në përgjigje, policia…

1 minute ago

Aksident në Lezhë/ Përplasen dy automjete, i lënduari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Manati, pranë lagjes Gurra. Një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një i…

4 minutes ago

I riu në protestë: Civilët më kanë goditur me leva hekuri, nuk largohemi derisa të dorëhiqet Rama, deri në vdekje këtu do na ketë

Një i ri pjesëmarrës në protestë, ka deklaruar se protestuesit nuk do të tërhiqen nga sheshi deri në largimin e…

11 minutes ago

Indi, 33-vjeçarja hidhet nga kati i 18-të me djalin 6-vjeçar, në letër i kërkoi bashkëshortit të rimartohej

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Indinë, ku një grua 33-vjeçare dhe djali i saj vetëm 6 vjeç kanë humbur…

16 minutes ago

Goditje e rëndë për Brojën, sulmuesi i Kombëtares humbet mundësinë e madhe me dëmtimin e fundit

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, nuk ndodhet as në stol me Bërnlin, ndërsa më 31 tetor luhet sfida me…

17 minutes ago

VIDEO/ Increased police presence on the boulevard and “binoculars-wielding observers” above the Prime Minister’s Office…

Jo vetëm autobot me ujë me presion , forca policie të shtuara apo gaz lotsjellës, por mbi Kryeministri janë vendosur…

24 minutes ago