showbiz

Jori Delli e “BBV” dikur krah Ronaldos dhe Neymar, çfarë e bashkoi modelen me yjet e futbollit (VIDEO)

Modelja shqiptare, Jori Delli, e cila u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania”, për vite me radhë ka qenë ‘fytyra’ e ‘Sportitalia’ në shtetin fqinj. Duke u rrethuar me njerëz të fushës së sportit, Jorit iu dha mundësia të ishte në një projekt të përbashkët me dy yjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Neymar.

Në gusht të 2019-s, modelja ishte protagoniste në një spot reklamash me futbollistët e njohur. Ato shihen të veshur si aristokratë, e më pas Neymar e Cristiano nisin dyluftimin me shpata.

Për këtë takim, Jori ka folur në emisionin e famshëm italian “Tiki Taka”. Ajo tha se përpara se të fillonte të xhironte atë reklamë, u detyrua të nënshkruante një marrëveshje konfidencialiteti. Jori saktësoi se kishte takuar Neymar dhe Cristiano vetëm për shkak të këtij bashkëpunimi pune, duke hedhur poshtë aludimet për ndonjë romancë.

Ajo u provokua asokohe nëse e dashura e CR7 ishte bërë xheloze për të, por Jori tha:

“Georgina? Nuk mendoj se ishte xheloze “.

25-vjeçarja ka deklaruar gjithashtu se në atë kohë ishte ende e fejuar me Simone Camolese, djalin e Giancarlo, një ish-trajneri i Torinos dhe Livornos, dhe se pas përfundimit të xhirimeve ajo u ndesh me Ronaldon në semafor.

“Unë isha në makinë me ish-in tim teksa ai ishte me Rolls-Royce-in e tij. Ai më pa dhe më buzëqeshi,” tha Jori.

të fundit

Aksident i rëndë në aksin Fier-Patos, makina përplaset dhe përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Patos, në fshatin Portëz në Fier. Një automjet tip “Renault”…

6 minutes ago

Komisioni i BE-së dëshiron riatdhesime të shpejta dhe marrëveshje me vendet e treta

Me rifillimin e punimeve në Parlamentin Europian, temat e nxehta që kanë nxitur debatin janë rikthyer në plan të parë.…

35 minutes ago

SHBA tjetër mesazh Kurtit, Ambasada Amerikane: Në Kosovë na duhet një partner që nuk sjell destabilitet

Shteteve të Bashkuara të Amerikës i duhet një partner në Kosovë, i cili e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet…

1 hour ago

FSHF publikon videon, Sylvinho me mesazh të fortë pas ndeshjes me Letoninë: Bravo çuna, këtë dua të shoh

Federata Shqiptare e Futbollit publikoi sot pamje ekskluzive nga dhomat e zhveshjes së Kombëtares pas sfidës me Letoninë, ku trajneri…

1 hour ago

Nga pikë mjetesh të bllokuara në park lojërash: Shkodra çliron 3 hektarë hapësirë publike

Ish-reparti ushtarak në Bërdicë, një hapësirë e mbuluar prej dekadash nga tonelata hekurishte dhe qindra automjete të bllokuara, po i…

2 hours ago

Fitore historike, humor dhe thirrje për liri në Palestinë / Momente kryesore nga çmimet Emmy

Ceremonia e 77-të e Primetime Emmy Awards u zhvillua në Teatrin Peacock në Los Angeles, duke sjellë emocione të forta,…

2 hours ago