showbiz

Jonathan Bailey, “Burri më i Seksi i Botës për 2025”! Sa vlen pasuria e tij?

Revista e njohur People ka shpallur aktorin britanik Jonathan Bailey si “Mashkullin më Seksi të Botës” për vitin 2025, duke e vendosur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare përtej botës së filmit dhe teatrit. Pas këtij suksesi, fansat kanë një pyetje të përbashkët: sa është pasuria e tij aktuale?

Sipas raportit të “Reality Tea”, ylli i serialit Bridgerton dhe filmit të ardhshëm Wicked ka një pasuri neto prej rreth 1.9 milionë dollarësh në vitin 2025. Edhe pse kjo shifër mund të duket modeste krahasuar me aktorë të tjerë të Hollywood-it, ajo përfaqëson një arritje të madhe për një artist që po ngjitet me hapa të sigurt drejt majave të suksesit.

Bailey, i lindur në Oxfordshire, Angli, nisi karrierën që në fëmijëri në teatrot britanike, përpara se të fitonte role në seriale si Broadchurch dhe Doctor Who. Pika e kthesës erdhi me rolin e Lord Anthony Bridgerton në dramën historike të Netflix-it, që e bëri një figurë të njohur globalisht.

Në filmin Wicked, Bailey thuhet se ka fituar rreth 450 mijë dollarë, ndërsa për çdo episod të Bridgerton paguhet midis 50 deri në 100 mijë dollarë. Përveç aktrimit, ai vazhdon të punojë në teatrot e West End-it dhe ka filluar bashkëpunime me marka mode dhe jetese.

Titulli “Sexiest Man Alive” pritet të rrisë ndjeshëm famën dhe vlerën tregtare të aktorit, ashtu siç ka ndodhur me emra si Chris Evans, Michael B. Jordan dhe Idris Elba. Jonathan Bailey duket se sapo ka hyrë në fazën më të ndritur të karrierës së tij.

të fundit

Roza Lati i jep fund marrëdhënies me Xhonatanin, çfarë ndodhi mes çiftit

Lidhja e moderatores Roza Latit dhe Xhonatan Islamit, ishte për shumë kohë kryefjalë e mediave rozë. Çifti shpejt e bëri…

5 minutes ago

Festivali i Këngës në RTSH, njihuni me 23 këngëtarët që garojnë në natën finale (LISTA)

Në natën e tretë të edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH, u shpallën 23 artistët finalistë që…

22 minutes ago

Incidenti në Vlorë/ Dhuna në stadiumin “Flamurtari” (VIDEO)

Skandal në Vlorë. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës.…

54 minutes ago

Tragjedi në Lezhë/ I biri u gjet pa shenja jete brenda biznesit, nëna nuk duron dot dhimbjen dhe vret veten

Mbrëmjen e djeshme, një tragjedi në familje ka ndodhur në Lezhë, ku një 42-vjeçar u gjet i pajetë në dyqanin…

1 hour ago

Jorida Tabaku: Një qeveri e akuzuar si grup i strukturuar kriminal premton të ruajë Shqipërinë nga rreziku jashtëm (VIDEO)

Përmes një video në rrjetin social "Facebook", deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj projektligjit të qeverisë për…

2 hours ago

Presidenti Begaj pret gazetarët për festat e fundvitit, vlerëson përgjegjësinë e medias ndaj interesit publik (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi pritjen tradicionale me rastin e festave të fundvitit me…

2 hours ago