showbiz

Jolie apo Pitt, cilin mbiemër zgjodhi të mbajë vajza e ish-çiftit?

Vajza e dy aktorëve me famë botërore, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, ka vendosur të heqë dorë nga mbiemri i saj ‘Pitt’. Në programin për muzikalin e ri ‘The Outsiders’, 15-vjeçarja renditet si ‘Vivienne Jolie’ dhe jo ‘Vivienne Jolie-Pitt’ konfirmon ‘People’.

Nuk është ende e qartë nëse Vivienne e ka ndryshuar ligjërisht mbiemrin. As përfaqësuesit e Jolie dhe Pitt nuk mund të kontaktoheshin për të dhënë një koment se si qëndron e vërteta. Megjithatë, Vivienne nuk është e para nga gjashtë fëmijët e Jolie dhe Pitt që ka ndryshuar mbiemër vitet e fundit.

Vitin e kaluar motra e saj Zahara bëri diçka të ngjashme kur u shfaq në një video dhe thoshte Jam Zahara Jolie. Marrëdhëniet e Brad Pitt me fëmijët janë në ditët më të vështira dhe nuk i dihet se si do të shkojë kjo histori.

të fundit

Trump dhe Putin në takim, kërkesa e Zelenskyt dhe shpresa e Ukrainës nëse arrihet marrëveshje

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, në këto momente ndodhen në një…

10 minutes ago

Thika e goditi afër zemrës, 27-vjeçari nga Korça niset me urgjencë drejt Traumës në kryeqytet

27-vjeçari Ari Kodra, i cili mbeti i plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë nga Aleks Qiqi, është dërguar…

37 minutes ago

Alaska 2025/ Konfirmohet përbërja e delegacionit amerikan dhe atij rus

Presidenti i ShBA, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, pritet të vazhdojnë bisedimet me qëllimin kryesor për të diskutuar…

57 minutes ago

Pa zbritur mirë në Alaskë, gazetarët në “sulm” ndaj Putinit: “A do t’i ndaloni vrasjet e civilëve?”- Presidenti rus “përgjigjet” duke…

Në një moment gjatë takimit me Donald Trump në Alaska, presidenti rus Vladimir Putin u pyet nga gazetarët nëse do…

1 hour ago

“Në kërkim të paqes”, brenda sallës ku po takohen Trump e Putin

Një foto ka zbuluar detaje të reja nga vendi se ku do të mbahet takimi me presidentëve të SHBA, Donald…

2 hours ago

FOTO/ Trump pret Putin, dy liderët të buzëqeshur shtrëngojnë duart në Alaska

Ppresidenti amerikan Donald Trump ka pritur presidentin rus, Vladimir Putin, në një takim të veçantë në Alaska. Fotot nga tregojnë…

2 hours ago