Categories: showbiz

Jo vetëm dolën çift nga “Përputhen”, por Murati dhe Ola gati të nisin bashkëjetesën (FOTO LAJM)

Formatit të dashurisë “Për’puthen Rinore” i ka ardhur fundi dhe ditën e djeshme është transmetuar puntata e fundit e tij.
Një ndër dyshet që spikatën ishin edhe Murati me Olën, të cilët dolën bashkë nga emisioni.

Emocione të forta shoqëruan këtë vendim të dyshes teksa Ola tregoi në studio se një ditë më parë kishte vizituar Muratin në ambjentet e tij të punës, pa e lajmëruar më përpara. Aty kishte takuar ortaken e tij, për të cilën u krijua një zhurmë e madhe në rrjet pasi u përfol se Murati kishte një lidhje dashurie me të dhe po ashtu u tha se ajo do ta bënte baba për herë të parë, gjë e cila e lëkundi Olën. Mirëpo, pas takimit me ortaken, Ola kishte takuar aty dhe hallën e tij, gjë e cila i kishte krijuar mjaft besim.

Të lidhura

None found

Ola: Ne jemi takuar dje dhe kemi takuar edhe hallën.
Murati: Besoj të jep pak siguri.
Ola: Si u ndjeve dje që erdha papritur te dyqani?
Murati: U habita dhe u kënaqa dhe u takove me hallën dhe ortakun tim.
Ola: Më shumë siguri më dha halla sesa ju të dy, edhe pjesa që fola vetë me ortaken me qetësoi.
Ola: Dje në darkë unë shkova te Murati, takova edhe ortaken e vet, më pas është bashkuar edhe halla e tij. Jam më e qetë.

Ato kanë zbuluar edhe plane të tjera për marrëdhënien e tyre jashtë studios. Të pyetur në studio se çfarë do të ndodhë më 1 qershor, pasi vetë dyshja e përmendi këtë datë, Ola zbuloi se kanë plan të bashkëjetojnë.

Bora: Çfarë ishte kjo puna e 1 qershorit?
Ola: Murati do të ndryshojë shtëpi dhe më ka ftuar në shtëpi për pjesën e bashkëjetesës.
Murati: Unë e kam qef Olën dhe ajo mua dhe pse jo të bëhemi një çift.

Eksperiencën në “Për’puthen” ato e mbyllën me një kërcim mjaft romantik, ku Murati i dha dhe një puthje në buzë Olës.

të fundit

Zhegrova në listën e Juventusit për Serie A, dy yje mbesin jashtë

Edon Zhegrova është përfshirë në listën e Juventusit për sezonin e ri të Serie A, ndërsa dy emra të njohur,…

1 minute ago

Gjykata vendos masë sigurie për pronën 68-arëshe të Universitetit të Prishtinës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një masë sigurie për një ngastër prej 68 ari në histori të fakulteteve teknike,…

9 minutes ago

Dosja e Prokurorisë Speciale: Besarta Jashari rrëfen si u mësua vrasja e Adem Jasharit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 35 shtetasve serbë të dyshuar për krime lufte, dhe në kuadër të…

9 minutes ago

Nis në “Loro Boriçi” përballja Vllaznia–Partizani, hidhet topi i parë

Vllaznia - PartizaniVllaznia 0 – 0 Partizani“Abissnet Superiore”: Java 3Stadiumi: “Loro Boriçi”Arbitër: Florjan LataFORMACIONET ZYRTARE: VLLAZNIA: Avram, Gurishta, Pusi, Dwumfour, Musta, Bardhi,…

18 minutes ago

Ardit Tahiri shënon pas vetëm 6 minutash dhe i siguron Kolos Kovalivkës një pikë në Ukrainë

Ardit Tahiri ka qenë heroi i Kolos Kovalivkës, duke shënuar në minutën e 91-të për t’i siguruar skuadrës së tij…

19 minutes ago

Romanca mund të forcohet edhe duke marrë përsipër nxjerrjen e mbeturinave

Ndarja e përgjegjësive për punët e shtëpisë mund të ndikojë edhe në kënaqësinë në çift. [...]Read More...

23 minutes ago