showbiz

‘Jo në ditëlindjen time’: Dëshmia tronditëse e Cassie kundër Diddy-t në gjyq

Cassandra “Cassie” Ventura ka dhënë dëshminë e saj tronditëse të martën, më 13 maj, në gjyqin federal kundër Sean “Diddy” Combs, i akuzuar për trafik seksual dhe krime të tjera të rënda. Këngëtarja e njohur e R&B, sot 37 vjeç, rrëfeu se për herë të parë kishte shpërthyer në lot kur Combs e kishte puthur pa dëshirën e saj më 21-vjetorin e lindjes, në gusht të vitit 2007, në Las Vegas, pas një eventi të MTV VMA.

“Ka pasur një diferencë prej 17 vitesh mes nesh,” tha ajo para jurisë. “Isha shumë e re, një artiste e sapohedhur në treg. Shumë naive.”

Të lidhura

None found

E pyetur nëse e kishte dashur atë puthje, Cassie u përgjigj prerë: “Jo, sidomos jo në ditëlindjen time.”

Pas episodit në Vegas, ajo nisi të kalonte më shumë kohë me të në Nju Jork, ku e vizitonte shpesh në Trump Hotel në Columbus Circle. “Doja të isha pranë tij për të njëjtat arsye që donin të gjithë në atë kohë – ishte emocionues, argëtues, i famshëm dhe… kishte fatin e karrierës sime në dorë,” tha ajo.

Sot e martuar me trajnerin personal Alex Fine dhe shtatzënë në muajin e tetë, Cassie është dëshmitarja kyçe e Prokurorisë, e cila e akuzon Diddyn për ushtrim dhune, shfrytëzim seksual dhe kontroll emocional për më shumë se një dekadë.

Prokurorja amerikane Emily Johnson shpjegoi se Combs kishte ndërtuar një rrjet të mirëorganizuar ku drogonte gra dhe i detyronte të merrnin pjesë në marrëdhënie seksuale të regjistruara në video, shpesh edhe me prostitutë meshkuj, në ngjarje të njohura si “Freak Offs”.

Në ditën e parë të gjyqit, juria pa pamjet e vitit 2016, ku Diddy shfaqet duke e goditur dhe shkelmuar Cassien në një korridor hoteli. Ndërsa avokatja mbrojtëse e Combs, Teny Geragos, argumentoi se çdo marrëdhënie mes tyre ka qenë konsensuale dhe se Cassie kishte zgjedhur të qëndronte me të për 11 vite me dëshirë.

“Ajo zgjodhi, çdo ditë për vite me radhë – të qëndronte me të, të luftonte për të. Dhe kur zgjodhi të largohej, nuk pati asnjë hezitim – shkoi drejt në krahët e një burri tjetër, një trajner personal që vetë Sean e kishte punësuar për të,” u shpreh Geragos.

Diddy, i arrestuar në shtator të vitit 2024, ka deklaruar pafajësinë për të gjitha akuzat. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me burgim të përjetshëm. Aktualisht ndodhet në paraburgim në Metropolitan Detention Complex, Brooklyn.

të fundit

Gillian Anderson flet për seksualitetin, dashurinë dhe karrierën: Partneri im i jetës është burrë, por mund të ishte edhe grua

Aktorja britaniko-amerikane Gillian Anderson ka folur hapur për jetën e saj personale, seksualitetin, marrëdhëniet, karrierën dhe projektet e reja, në…

58 seconds ago

Vdekja e ish-profesorit të Cambridge, Jason Arday, cilësohet nga kryeministri britanik si “tragjedi në shumë nivele

Vdekja e ish-profesorit të Universitetit të Cambridge, Jason Arday, trupi i të cilit u gjet në shtëpinë e tij në…

7 minutes ago

Tragjedi në liqenin e Pogradecit, mbytet 30-vjeçari pasi u hodh nga varka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 30-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën pasi është hedhur nga…

14 minutes ago

F-18 spanjoll rrëzon dronin që hyri në hapësirën ajrore të Rumanisë, rasti i katërt gjatë këtij viti

Një avion luftarak spanjoll F-18, i angazhuar në një mision kontrolli ajror të NATO-s, ka rrëzuar një dron që kishte…

25 minutes ago

Vuçiç u përgjigjet reagimeve nga Tirana dhe Prishtina: Ibri është çështje e brendshme e Serbisë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar për polemikat e krijuara pas deklaratave të tij për ndryshimin e rrjedhës së lumit…

26 minutes ago

Flakët përfshijnë hotelin në Vlorë, pushuesi nga Kosova: U hodha nga kati i dytë

Një hotel në Lungomare të Vlorës është përfshirë nga flakët, duke alarmuar pushuesit që ndodheshin brenda. Një prej pushuesve, me…

30 minutes ago