showbiz

‘Jo në ditëlindjen time’: Dëshmia tronditëse e Cassie kundër Diddy-t në gjyq

Cassandra “Cassie” Ventura ka dhënë dëshminë e saj tronditëse të martën, më 13 maj, në gjyqin federal kundër Sean “Diddy” Combs, i akuzuar për trafik seksual dhe krime të tjera të rënda. Këngëtarja e njohur e R&B, sot 37 vjeç, rrëfeu se për herë të parë kishte shpërthyer në lot kur Combs e kishte puthur pa dëshirën e saj më 21-vjetorin e lindjes, në gusht të vitit 2007, në Las Vegas, pas një eventi të MTV VMA.

“Ka pasur një diferencë prej 17 vitesh mes nesh,” tha ajo para jurisë. “Isha shumë e re, një artiste e sapohedhur në treg. Shumë naive.”

E pyetur nëse e kishte dashur atë puthje, Cassie u përgjigj prerë: “Jo, sidomos jo në ditëlindjen time.”

Pas episodit në Vegas, ajo nisi të kalonte më shumë kohë me të në Nju Jork, ku e vizitonte shpesh në Trump Hotel në Columbus Circle. “Doja të isha pranë tij për të njëjtat arsye që donin të gjithë në atë kohë – ishte emocionues, argëtues, i famshëm dhe… kishte fatin e karrierës sime në dorë,” tha ajo.

Sot e martuar me trajnerin personal Alex Fine dhe shtatzënë në muajin e tetë, Cassie është dëshmitarja kyçe e Prokurorisë, e cila e akuzon Diddyn për ushtrim dhune, shfrytëzim seksual dhe kontroll emocional për më shumë se një dekadë.

Prokurorja amerikane Emily Johnson shpjegoi se Combs kishte ndërtuar një rrjet të mirëorganizuar ku drogonte gra dhe i detyronte të merrnin pjesë në marrëdhënie seksuale të regjistruara në video, shpesh edhe me prostitutë meshkuj, në ngjarje të njohura si “Freak Offs”.

Në ditën e parë të gjyqit, juria pa pamjet e vitit 2016, ku Diddy shfaqet duke e goditur dhe shkelmuar Cassien në një korridor hoteli. Ndërsa avokatja mbrojtëse e Combs, Teny Geragos, argumentoi se çdo marrëdhënie mes tyre ka qenë konsensuale dhe se Cassie kishte zgjedhur të qëndronte me të për 11 vite me dëshirë.

“Ajo zgjodhi, çdo ditë për vite me radhë – të qëndronte me të, të luftonte për të. Dhe kur zgjodhi të largohej, nuk pati asnjë hezitim – shkoi drejt në krahët e një burri tjetër, një trajner personal që vetë Sean e kishte punësuar për të,” u shpreh Geragos.

Diddy, i arrestuar në shtator të vitit 2024, ka deklaruar pafajësinë për të gjitha akuzat. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me burgim të përjetshëm. Aktualisht ndodhet në paraburgim në Metropolitan Detention Complex, Brooklyn.

të fundit

Bekim në familjen e Mirlind Dakut, sulmuesi bëhet baba për herë të parë: Falënderimi i takon krijuesit për këtë ndjenjë

Futbollisti i kombëtares Mirlind Daku, përveç suksesit në fushën e blertë, një tjetër gol ka shënuar dhe në jetën private.…

4 minutes ago

Berisha nga Kavaja: Ta përmbysim diktaturën e dytë, s’e pranojmë kurrë një regjim hajdut si ky! Më 22 dhjetor të gjithë në Tiranë

Kryedemokrati Sali Berisha, nga podiumi i tubimit festiv në Kavajë për 35-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike, u…

22 minutes ago

Pak ditë para protestës së thirrur nga PD, Sali Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

Teksa na ndajnë vetëm tri ditë nga protesta e paralajmëruar e opozitës të hënën më 22 dhjetor, kryetari i PD,…

50 minutes ago

Skandali me tenderat e AKSHI-t, përfundon procesi për masat e sigurisë në GJKKO/ Gjykata e Posaçme lë në “arrest shtëpie” Mirlinda Karçanajn

Ka përfunduar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca për konfirmimin e masave të sigurisë ndaj…

52 minutes ago

“Ka lexuar edhe librin tim”, Ludo Lee me deklaratë të fortë për Leonardo DiCaprion

Banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4, Ludo Lee, ka rrëfyer së fundmi për eksperiencat e tij…

56 minutes ago

Historike, për herë të parë fluturime direkte Shqipëri–Kanada nga TIA përmes Air Transat

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe Air Transat kanë kënaqësinë të njoftojnë hapjen e linjës së parë direkte pa ndalesë…

56 minutes ago