showbiz

Jeton prej vitesh jashtë vendit, Alma Çupi tregon çfarë do bënte nëse vajza e saj e zgjedh partnerin gjerman (FOTO LAJM)

Alma Çupi është gazetarja e lirë që mund ta gjesh maleve e duket se koncepti i lirisë është i rrënjosur tek ajo. Në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, gjatë diskutimit për temën e ditës mbi martesën, a duhet që fëmijët të konsultohen me prindërit, Alma thotë se vajzës së saj i ka lënë liri të plotë kur Aldo e pyet nëse vajza e saj do ta zgjedh partnerin gjerman.

Prej 6 vitesh, vajza e gazetares së njohur jeton dhe studion në Gjermani.

Të lidhura

None found

“Një nga arsyet që unë vajzën time e kam çuar me shkollim jashtë Shqipërie është pikërisht mentaliteti mbytës”, është shprehur Alma Çupi në një nga intervistat e saj.

Ajo shpjegon se më parë gjërat nuk ndodhnin kështu, kërkoheshin detaje për breza të tërë të familjes përpara kryerjes së një martese. Gjatë komunizmit, liria e zgjedhjes nuk ishte në konceptin e njerëzve, traditat ishin të rëndësishme, është paranteza e gazetares. Për lirinë absolute, Alma rrëfen edhe një histori të shkurtër, të lidhur me “lirinë e fundit”, e cila duket se përputhet edhe me arratitë e saj.

Alma Çupi: Ishte një mjek izraelit që ia vranë gjithë familjen në kampet e përqendrimit, gjithë familjet, fëmijët, gruan, nënën, babain dhe ai ishte në fazën që mund të çmendej dhe ai shpiku teorinë “Last Freedom”, pra që arriti të krijohet një liri brenda vetes vet që mos të çmendej. Bëri një libër, ngushëlloi shumë izraelitë të tjerë që patën fatin si ai, prandaj them që liria është shumë e rëndësishme. Ne nuk e kemi patur mundësinë që brenda atij sistemi, të gjenim këtë “last freedom” sepse librat e tij nuk na linin t’i lexonim sigurisht, në atë kohë, që këtu fillon domethënë që s’e ke lirinë. Prandaj është komplekse gjëja se u bë dhe pak serioze se është dhe mëngjes.

Aldo: Prandaj ti motra merr kamerën dhe ia fut maleve, “last freedom”.

Alma Çupi: Unë e kam gjetur lirinë time o Aldo. Unë atje kam një dimension tjetër, unë kam energjinë e natyrës sepse këtu në Tiranë ti nuk e gjen energjinë e njerëzve. Njerëzit janë të stresuar, edhe ata që kanë lekë, edhe ata që s’kanë lekë. Bile ata që kanë lekë kanë edhe më shumë stres, kështu që unë e kam gjetur dimensionin te malet. Atje te pemët, te livadhet, te njerëzit e thjeshtë.

Aldo: Bën njeriu muhabet me ariun.

Alma Çupi: Me ariun aty për qejf, i fus një gotë raki kur dua të pi ndonjë raki ose ndonjë gotë verë.

Aldo: Jeta e fundit.

të fundit

Berisha për nisjen e vitit shkollor: Shqipëria humbi rreth 5,900 nxënës në një vit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026–2027,…

3 minutes ago

Nisja e vitit të ri shkollor shkakton kaos në qarkullin rrugor, rradhë kilometrike deri në afërsi të Paskuqanit

Ditën e sotme, Tirana po përballet me një trafik të rënduar, i cili përkon edhe me fluksin e makinave në…

8 minutes ago

11 zjarre të regjistruara në Maqedoni gjatë 24 orëve, një prej tyre ende aktiv

Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 11 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat një…

9 minutes ago

Dy gola me Juventusin, por Edon Zhegrova mbetet jashtë Kosovës nga Franco Foda

Edon Zhegrova dhe Ylber RamadaniEdon Zhegrova ka thyer “magjinë e zezë” të Juventusi, teksa mbrëmë shënoi dy golat e parë…

15 minutes ago

Fabrizio Romano tregon prapaskenat: Spalletti shqyrtoi mundësinë ta mbante Edon Zhegrovën jashtë gjithë sezonit

Trajneri Luciano Spalletti ishte afër të merrte një vendim të rëndë për ta lënë Edon Zhegrovën në tribuna gjatë tërë…

16 minutes ago

Kurti 4 cabinet holds inaugural meeting today

Qeveria e re e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, do të mbajë sot mbledhjen e saj…

18 minutes ago